fbpx

​Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet ngritje e temperaturave

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë një mot i ndryshueshëm.

E hëna fillon mot me diell, por gjatë ditës pritet një sistem vranësirash të dendura të përfshijnë territorin duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm i përcjellë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Shtrirja e reshjeve kuptohet nuk do të jetë uniforme në gjithë vendin për shkak të orografisë që ka vendi ynë, por që sasitë e reshjeve do të jenë më të theksuara në jug perëndim dhe veriperëndim.

Pas reshjeve pritet të ketë intervale me diell por që vranësirat do të mbeten të theksuara në gjithë territorin, më shumë rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të jenë pothuajse tipike vjeshtore, deri sa ato maksimalet do të variojnë pak mbi vlerat e normales.

Minimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënojë vlera mesatare, prandaj nuk ka rrezik të jemi në kontakt direkt me diellin.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa qendrore e vendit me rrethinë parashihet të fryjë erë me shpejtësi deri 11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 

Lajmet e fundit

Muriqi zhvilloi mbi 30 minuta, kështu u vlerësua

Club Brugge dhe Lazio kanë ndarë pikë në përballjen e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio...

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoresha e...

Morata bëhet futbollisti i parë që i anulohen tre gola

Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata shënoi tre gola të pa vlefshëm për Juventusin sonte në përballjen kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së...

Man Utd 5-0 RB Leipzig, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Djajtë...

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

10:00-Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e...

Barcelona mposht Juventusin si mysafir

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona...