fbpx

​Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja

“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Kjo pasi mungesa e kuorumit në procesin e votimit është duke e përcjell edhe legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Brishtësia e koalicionit qeverisës, sa nuk po mundet të sigurojë as votat minimale të shumicës së thjeshtë për të kaluar projektligje,

po konsiderohet si arsyeja kryesore pse po vonohet “rimëkëmbja ekonomike”,nismat tjera ligjore dhe rezolutat.

Por këtë e mohojnë në partinë në pushtet LDK. Kjo e fundit i kërkon opozitës të mos përmbahen nga votimi, e për çështje të interesit nacional të tejkalojnë interesat partiake.

Ndërkaq, të kundërtën e thonë nga opozita. Lëvizja Vetëvendosje mungesën e numrave të LDK-së me partnerë kërkon të shfrytëzojë për zgjedhje të reja, pasi thotë se në këtë formë asnjë dobi nuk do të jetë për qytetarët.

Se opozita nuk e ka detyrim t’i sigurojë votat pozitës, e ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ajo është shprehur se obligim i partive në pushtet është të sigurojnë 61 deputetët e saj.

“Është obligim i shumicës parlamentare, siç ka qenë në çdo legjislaturë para kësaj që të ketë vota të mjaftueshme për të kaluar ligjet. Kërkohet shumicë e thjeshtë…obligim parësor është për shumicën parlamentare të sigurojë 61 deputetët e vet të jenë në seancë dhe të marrin pjesë në votim…nuk mund të kërkosh përkrahjen e opozitës nëqoftëse deri tek momenti i votimit ke bërë gjithçka vet, pa e konsultuar opozitën paraprakisht. Procesi i konsultimit dhe unifikimit të një qëndrimi duhet të fillojë që nga hapi i parë kur fillojnë në hartohen këto ligje, nisma apo qëndrime politike. E pastaj të jetë hapi i fundit kur në Kuvend të gjithë bashkërish të vijnë me qëndrim të unifikuar dhe të kalojnë atë”, tha Osmani.

Ndërsa, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë për KosovaPress se nismat e qeverisë janë barrë e tyre.

“Një qeveri jo stabile vetëm dëme mund t’i sjell vendit. Ka shumë procese që duhet të fillojnë të vazhdojnë dhe përfundojnë nga një qeveri legjitime dhe nuk ka problem të kuorumit, apo votës. Prandaj për fat të keq kemi një situatë çfarë e kemi, dalja nga kjo situatë janë vetëm zgjedhjeve…si opozitë ne nuk e kemi për obligim me mbështet një qeveri të cilën ne e konsiderojmë si jo legjitime. Të gjitha nismat e saja që bie në kuvend duhet të jenë barrë e një koalicioni qeverisës, e dina që vazhdimisht janë krekosur me atë se e kanë shumicën në parlamentare në Kuvend, por kjo gjë nuk po shihet”, tha ai.

E deputeti i partisë në pushtet, Shkëmb Manaj thotë se bojkotimi i opozitës në procesin e votimit nuk është formë e mirë pasi bllokon punën e Kuvendit.

“Nuk është mirë që të bojkotohen votimet edhe nga partitë e opozitës sepse edhe pozita e opozita jemi në Kuvendin e Kosovës. Për të gjitha iniciativat ligjore qofshin projektligje, rezoluta dhe të tjera secili grup parlamentar duhet të të ketë qëndrimin e vet dhetë votojë në mënyrën si e vlerëson. Për- kundër apo abstenim. Përmbajtja nga votimet në kuvend nuk është formë e mirë, por mendoj që e bllokon punën e kuvendit pa ndonjë arsye të nevojshme…unë mendoj që në pikat kur është interesi nacional dhe qytetarë drejtpërdrejt në këtë rast për shkak të emergjencës që kemi është interes i Kuvendit të Kosovës të luaj rolin e vet, pavarësisht pozitës apo opozitës”, thotë ai.

Të njëjtin problem sikurse qeveria Hoti e ka pasur ish-kryeministri Haradinaj i cili në legjislaturën paraprake kishte shumicën e thjeshtë parlamentare. Shpeshherë nuk arrinte të kalonte nisma ligjore.

Lajmet e fundit

Muriqi zhvilloi mbi 30 minuta, kështu u vlerësua

Club Brugge dhe Lazio kanë ndarë pikë në përballjen e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio...

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoresha e...

Morata bëhet futbollisti i parë që i anulohen tre gola

Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata shënoi tre gola të pa vlefshëm për Juventusin sonte në përballjen kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së...

Man Utd 5-0 RB Leipzig, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Djajtë...

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

10:00-Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e...

Barcelona mposht Juventusin si mysafir

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona...