fbpx

73 të vdekur nga COVID-19 në Prishtinë, Drejtori i Shëndetësisë tregon gjendjen me pandeminë në kryeqytet

Gazetare: Albulena Rexha

Komuna e Prishtinës është në rrugë të mirë për ta fituar betejën me pandeminë Covid-19. Që nga muaji mars kur u paraqiten rastet e para me këtë virus, janë infektuar gjithsej 4531 prishtinas. Megjithëkëtë, aktualisht në kryeqytet janë vetëm 942 raste aktive.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën Objektiv, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, duke theksuar se 3516 persona janë shëruar deri më tani në këtë komunë.

“Në tre javët e fundit kemi një rritje të numrit të rasteve të shëruarve dhe rënie të numrit të rasteve që rezultojnë të jenë pozitiv me Covid-19. Kjo ka arritur ta zbresë numrin e rasteve aktive në këtë shifër ku jemi rreth 900 sa kemi qenë diku rreth 1510 raste, numri maksimal aktive në këtë shifër që tani jemi rreth 900”, tha Gashi.

Gashi u shpreh optimist se ky trend i uljes së rasteve do të vazhdojë edhe më tutje.

“Tani nuk është situata për tu relaksuar. Mirëpo, janë shifra më të ulëta. I bie që të jenë shifra të përgjysmuara sa kanë qenë. Presim që edhe në të ardhmen të bien numrat e rasteve që dalin pozitiv me Covid-19”, u shpreh ai.

Duke folur për numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Prishtinë, ai tha se deri më tani kanë humbur betejën me ketë virus rreth 73 persona nga komuna e Prishtinës.

“Numri i rasteve me të vdekur me aq sa kemi informata nga IKShPK-ja, i kemi rreth 73 të vdekur. Mirëpo mendoj që ky numër është më i madh se sa që e kemi deri më tani. Jemi duke pritur në informatat e dy javëve të fundit”, tha më tej ai.

I pari i Shëndetësisë së Prishtinës ka folur edhe për grup-moshën me numrin më të madh të të prekurve me Covid-19 në kryeqytet.

“Në baza dy javore, grup moshat më të prekura janë nga mosha 25-34 dhe 35-44. Njëra me 23.4 për qind dhe tjetra me 22.5 për qind. Që realisht të dyja këto grup mosha kanë arritur rreth 46 për qind të të gjithë të infektuarve. Nëse këto dy grup mosha i bëjmë bashkë, thuajse e kanë gjysmën e rasteve që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, praktikisht 50 për qind e tyre”, ka thënë Gashi.

Nga 1 korriku prishtinasit kanë nisur të testohen edhe me anë të testeve serologjike.

Deri më tani 4500 qytetarë të Prishtinës janë testuar me përmes kësaj metode, në mesin e tyre edhe punëtorë shëndetësor.

“Deri tani rreth 4500 qytetarë të komunës së Prishtinës janë testuar. Në mesin e tyre edhe punëtorë shëndetësor, dhe punëtorë administrativ të Komunës. Praktikisht i bie që deri më tani kemi realizuar dikur rreth 9 mijë teste serologjike”, u shpreh ai duke theksuar se tanimë nuk do të ketë lista të gjata të pritjeve për qytetarët të cilët do t’i bëjnë këto teste.

Rreth heqjes së kufizimit të lëvizjes në Prishtinë, Gashi thotë se ende është herët të mendohet një gjë e tillë.

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor që pritet të nis me 14 shtator, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë se janë marrë të gjitha masat e rekomanduara.

“Në të gjitha shkollat janë marrë të gjitha masat. Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, DKA-ja në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë, Shtabin Emergjent, kryetarin dhe kabinetin e tij, i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas protokollit të MAShT–it”, ka thënë në fund Gashi./Objektiv/

Lajmet e fundit

Muriqi zhvilloi mbi 30 minuta, kështu u vlerësua

Club Brugge dhe Lazio kanë ndarë pikë në përballjen e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio...

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoresha e...

Morata bëhet futbollisti i parë që i anulohen tre gola

Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata shënoi tre gola të pa vlefshëm për Juventusin sonte në përballjen kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së...

Man Utd 5-0 RB Leipzig, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Djajtë...

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

10:00-Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e...

Barcelona mposht Juventusin si mysafir

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona...