fbpx

Abrashi e Mustafa nënshkruan marrëveshje për mbjelljen e pis​have përgjatë rrugëve të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës (MI), Arban Abrashi nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, për pyllëzimin dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese përgjatë skajeve të autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një mjedisi të pastër dhe të gjelbëruar.

“Ministri Abrashi tha se memorandumi ka për qëllim realizimin e pyllëzimeve dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese, në sipërfaqet për rreth autoudhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, të cilat janë nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e MI-së. Sipas tij, pyllëzimi shërben edhe në ruajtjen e autostradës nga shembja e dheut, por edhe në ruajtjen e ambientit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa ministri, Besian Mustafa bëri të ditur se ky memorandum i shërben shumë edhe mbrojtjes së mjedisit, duke pyllëzuar rrugët e Kosovës./Objektiv/

Lajmet e fundit

Rumania mban zgjedhjet lokale

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila...

​Zemaj: Situata e menaxhueshme me pandemi nuk guxon të kthehet në pakujdesi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se masat antiCOVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë...

Gjilani – Ballkani, pa fitues në derbi

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e vlefshme javën e tretë në Superligën e Kosovës ka përfunduar me barazimin 0-0. Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi...

​Hoti: Pandemia e ka kthyer turizmin në pikën zero

Pandemia me koronavirus ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e turizmit dhe ndonëse nuk dihen shifrat e sakta, ajo mendohet të jetë disa...

SHKK parandalon futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njoftoi se sot rreth orës 08:20 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen...

Trump e përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë tubimit elektoral në Pennsylvania

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u ka treguar për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë. Në tubimin parazgjedhor...