fbpx

Apple e konfirmon që iPhone-t e ri nuk do të lëshohen në shtator

Kjo nuk është hera e parë që iPhone vonohet për t'u lëshuar në treg

“Apple” ka konfirmuar se po planifikon t’i lëshojë me vonesë këtë vit, iPhone-t e ri.

Vitin e kaluar kemi nisur t’i shesim iPhone-t kah fundi i shtatorit, këtë vit po presim që furnizimi të jetë i gatshëm disa javë më vonë,” ka thënë CFO* i “Apple”, Luca Maestri.

Maestri nuk e ka bërë të ditur pse kjo gjë po ndodhë me iPhone-t, por thashethemet për një vonesë të tillë ka muaj që po qarkullojnë.

Në fillim të këtij viti, “The Wall Street Journal” pat raportuar se ka vonesa në prodhimin e pjesëve të iPhone për rreth një muaj. Në fillim të kësaj jave,”Qualcomm” gjithashtu vuri në pah vonesa në iPhone, duke nënvizuar se ka pasur “një ndikim të pjesshëm në vonesat e celularëve 5G”.

“Apple” zakonisht i prezanton telefonët e saj të ri në muajin shtator dhe nisë t’i shpërndajë ata para përfundmit të muajit.

Nuk dihet nëse këto pajisje do të jenë apo jo të gatshme në muajin tetor, por “Apple” ka mundësi që prezantimin e tyre ta bëjë me anë të një ngjarje në muajin shtator.

Kjo nuk është hera e parë që “Apple” po e vonon lëshimin e një iPhone. Edhe iPhone X ishte prezantuar gjatë muajit shtator të vitit 2017 bashkë me iPhone 8, por nuk ishte lëshuar në treg deri në muajin nëntor shkaku i disa problemeve në prodhim.

Gjithashtu edhe iPhone XR ishte prezantuar në muajin shtator të vitit 2018-të, por në dyçane nisi të shfaqej në muajin tetor pasi u raportua se “Apple” kishte probleme me prodhimin e ekraneve LCD./Objektiv/

*CFO në shqip: Zyrtari më i lartë financiar
BURIMIThe Verge

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...