Arbana Osmani tregon gjërat që “e çmendin” gjatë ditës

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo nuk ka nguruar të ndajë foto me ndjekësit në Instagram, nga rutina e përditshme me djemtë.

- FIA CONSTRUCTION-

Mirëpo, sot, Arbana ka treguar se e ka ditën një ‘lëmsh’ të vërtetë.

“Ato dy minuta kur nuk jam duke pompuar, dhënë gji, punuar, gatuar, pastruar, duke i dhënë makinës, ndërruar pelena, realizuar lego, ushtruar dhe duke u ‘çmendur”, ka shkruar moderatorja duke lënë të kuptohet se i vetmi moment qetësie për të janë këto dy foto që poston herë pas here në profilin e saj.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku shumë nëna e kanë mbështetur.

Lajmet e fundit