fbpx

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit për në shtetet perëndimore.

I dyshuari V.K. u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.

“Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Policia shqiptare theksoi se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po i vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Objektiv/

Lajmet e fundit

Munishi: Vetëm kështu futbolli ynë shkon përpara

Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 0:0 në kuadër të javës së tretë të Superligës. Trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi, është shprehur i...

​3 viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

148 raste të reja, 3 viktima dhe 65 persona të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Numri më...

​Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet ngritje e temperaturave

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë një mot i ndryshueshëm. E hëna fillon mot me diell, por gjatë ditës pritet...

Rumania mban zgjedhjet lokale

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila...

​Zemaj: Situata e menaxhueshme me pandemi nuk guxon të kthehet në pakujdesi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se masat antiCOVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë...

Gjilani – Ballkani, pa fitues në derbi

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e vlefshme javën e tretë në Superligën e Kosovës ka përfunduar me barazimin 0-0. Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi...