Ava Max bën ndryshimin drastik në dukje! Këngëtarja heq dorë nga flokët e bardha

Ava Max është një prej këngëtareve shqiptare që kanë korrur sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

Që në fillimet e karrierës së saj, artistja është shfaqur me flokë biondë dhe me një model të veçantë.

- FIA CONSTRUCTION-

Njërën anë të kokës, Ava e ka me flokë të shkurtër, ndërsa anën tjetër me flokë të gjatë.

Por, së fundmi këngëtarja ka bërë një ndryshim drastik në look dhe nuk është më bionde.

Këngëtarja tashmë është një brune simpatike dhe pamja e saj e re i ka befasuar të gjithë.

Ava i publikoi fotot në llogarinë e saj në Instagram, ku mori edhe shumë komplimente për pamjen e re.

“Amanda u rikthye”,– shkroi Max duke treguar se kjo ishte ngjyra e flokëve që kishte para se të bëhej e famshme.

Lajmet e fundit