fbpx

Ballkani zyrtarizon dy super përforcime

Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza janë dy transferimet e para të FC Ballkanit këtë verë.

Skuadra nga Theranda, që mbeti pa trofe në sezonin që lamë pas, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, ku do të jetë një konkurrent i padiskutueshëm.

Sot në ambientet e Ballkanit, janë zyrtarizuar dy transferime.

Bëhet fjalë për Mevlan Zekën, që së fundi ka veshur fanellën e Feronikelit, dhe portierin Kenan Haxhihamza, që ishte pjesë e Gjilanit.

Njoftimi i FC Ballkanit:

Të dashur tifozë,

Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit.

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe portieri Kenan Haxhihamza janë ardhjet më të reja te FC Ballkani.

Sot nënshkruam kontratën 2 vjeçare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë.

Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit,

Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit.

Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë.

Na priftë e mbara Suharekë!

Lajmet e fundit

KDI: Konsensusi politik, i domosdoshëm para takimit në Uashington

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), kërkoi sot nga Qeveria që sa më parë të intensifikojë përpjekjet për arritjen e konsensusit të gjerë mes spektrit...

Lazio insiston për Marash Kumbullën

Ishte objektivi i parë i Lazios në merkato dhe mbetet i preferuari për të përforcuar mbrojtjen bardhekaltër. Marash Kumbulla ka mbetur në mendjen e drejtorit...

Borxhi publik i Kosovës mbi 1.3 miliardë euro

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare. Sipas Raportit, gjendja e borxhit...

Qeveria hoqi kufizimet kohore për fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari”

Qeveria hoqi sot kufizimet kohore për numrin e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”. Në mbedhjen korresponduese, kabineti qeveritar, ndryshoi vendimin e...

​Sqaron Qeveria: Mbesin në fuqi masat anti-COVID për hyrje-dalje në territorin e Kosovës

Qeveria sqaroi se mbesin në fuqi të gjitha masat anti-COVID të miratuara më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës. Ky sqarim vjen...

Moratti: Kam gabuar me Lukakun, Suning ka gjithçka për ta transferuar Messin te Interi

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti e pranon se ishte ‘gabim’ për dyshimet rreth Romelu Lukaku, ndërsa shton se klubi i Serie A ka ‘gjithçka...