Bardhi vazhdon shkëlqimin, ky është super goli i tij (VIDEO)

Ylli shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi vazhdon të shkëlqejë në La Liga me skuadrën e Levantes. Sot ai shkëlqeu edhe në çerekfinalet e Kupës së Mbretit kundër skuadrës së Real Valladollid.

Edhe sot Bardhi vërtetoi se është një nga gjuajtësit më të mirë të goditjeve të dënimit në La Liga, kur mundi të tundë rrjetën në minutën e 23-të, duke barazuar shifrat në 1-1.

- FIA CONSTRUCTION-

25-vjeçari shënoi golin e dytë në këtë sezon me skuadrën e tij. Levante më pas shënoi edhe tre gola të tjerë, duke mbyllur këtë sfidë me shifrat 2-4 dhe siguruar kalimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit, e cila në këtë raund humbi edhe Real Madrid, pasi kishte humbur Atleticon më parë.

Lajmet e fundit