fbpx

Berisha tregon momentin më të vështirë në karrierë

Valon Berisha është njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës.

Berisha e kompletoi transferimin e tij te Reims në afatin kalimtar veror, nga Lazio, derisa edicionin e kaluar ishte i huazuar në Fortuna Dusseldorf.

Berisha që aktivizohet edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, është ndër më të rëndësishmit te skuadra e Bernard Challandes.

Në një intervistë në RTK, Berisha në mes të tjerash ka treguar një moment të tmerrshëm në karrierën e tij.

“E kam pasur një moment, isha 20-vjeçar në Norvegji, nisa të ushtroj në Elfsborg. Pësova lëndim, lëndova ligamentet kruciale, në atë moment, më shkoi mendja se përfundoi futbolli“, u shpreh Berisha.

“Kam filluar edhe të qaj, kam pasur mbështetje të madhe nga shumë futbollistë që kanë pasur probleme të tilla. Më ka ndihmuar shumë ky lëndim i keq për të punuar më shumë“, shtoi ai.

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...