fbpx

Besa Famgas bindshëm ndaj skuadrës boshnjake

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën boshnjake, Bosna Visoko me rezultat 36:18.

Në fillim të ndeshjes Besa kishte pak vështirësi në lojë, por shpejt gjeti ritmin dhe arriti te fitorja e lartë.

Pjesa e parë përfundoi 14:10 në të mirë të Besës që në pjesën e dytë ishte e pandalshme.

Ndeshja e dytë luhet menjëherë të dielën në Pejë.

Lojën e Besës e ka udhëhequr Nikola Prce, kurse me efikasitet dhe lojë shumë të mirë është dalluar Kastriot Jupa.

Formë të lartë ka shfaqur edhe portieri Mursel Mehmeti, por kontribut kanë dhënë të gjithë lojtarët.

Besa Famgas me një këmbë është në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Lajmet e fundit

Këto skuadra e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të Ligës së Evropës

Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të pestë në Ligën e Evropës, ku pati shumë befasi dhe ndeshje të forta, pas së cilave disa skuadra...

Goli i javës shënohet nga adoleshenti i Romës (VIDEO)

Roma ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës. Golin e dytë për skuadrën italiane e shënoi...

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti...

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për Radio...

Liga e Evropës: Arsenal fiton bindshëm dhe shkruan historinë – rezultatet

Arsenal ka mposhtur 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa League dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin B. Arsenal ka rihapur dyert për...

Shkurtimi i dënimit për Tasiq, ja çfarë thonë banorët e Krushës që protestuan

Apeli ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores për Darko Tasiq, serbi dënohet me 11 vjet burgim. Nga fshati Krushë e Madhe erdhi tek Pallati i Drejtësisë...