fbpx

Besim Sada fitues i garës në Goden

Besim Sada i Auto Klubit Rahoveci është fitues i garës që u zhvillua në Goden të Gjakovës. Kjo ishte gara e dhe e fundit në disiplinën malore për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Sada deri te fitorja arriti me kohën 02:57.157 minuta, duke përfshirë të dyja vozitjet, ndërsa shtegu pati gjatësi prej 2.6 kilometrash.

Besim Sada sot për herë të parë u paraqit me veturën e re Mitsubishi Evo 8 dhe për herë të parë doli i pari në plasmanin e përgjithshëm.

Pozita e dytë i takoi Valon Rexhepit të Eurogoma RT, i cili me Opel Astra ishte për 08.020 sekonda më i ngadalshëm se fituesi, derisa në podiumin e fituesve u gjend edhe Përparim Dushi i Prishtina Racing Team, i cili këtë herë u paraqit me Honda Type R dhe në cak arriti për 08.071 sekonda vonesë krahasuar me Besim Sadën.

Kampion i kësaj disipline për këtë vit është Liridon Kalenderi i Prizrenit D&G.

Deri në fund të kampionatit të sivjetmë kanë mbetur të zhvillohen edhe në garë Drag Race dhe një në auto sllallom.

Lajmet e fundit

Rita Ora, prezantuese e MTV Europe Music Awards 2020

Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards. Ngjarja, e cila shënon edicionin e...

Ndërron jetë producenti i famshëm i Hollywoodit, Princi Azim i Brunei

Princi Azim, i cili punoi për një kohë të shkurtër si producent i filmave të Hollywoodit, ka vdekur në moshën 38 vjeçare. Djali i sulltanit...

Dyshohet se i riu nga Gjilani, Engjell Smerqaku u vra për hesape që ndërlidhen me shpërndarjen e drogës

Katër ditë më parë në rrethana ende të paqarta u therë me thikë për vdekje para banesës Engjëll Smerqaku nga Gjilani. E, për të zbardhur...

COVID-19 i merr jetën infermieres nga Elbasani

Infermierja e maternitetit të Elbasanit, e cila u infektua me koronavirus disa ditë më parë ka ndërruar jetë ditën e sotme. 50 vjeçarja, Majlinda Sulkuqi  luftoi me...

Hoti zotohet për kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend

Kryeministri Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Evropian, shprehu vendosmërinë e Qeverisë...

Aktakuzë kundër 29 personave për pastrim të parave dhe organizim të skemave piramidale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njoftoi se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentit Special, kundër 29 të pandehurve...