Biden dhe Putin zhvillojnë bisedën e parë telefonike

Joe Biden, ka zhvilluar  bisedën e parë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas marrjes së postit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se gjatë bisedës, Biden ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetet ruse, përfshirë trajtimin dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

- FIA CONSTRUCTION-

Biden gjithashtu tha se Washingtoni mbështet fuqishëm sovranitetin e Ukrainës, përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

Kremlini konfirmoi telefonatën përmes një deklarate në faqen e internetit duke thënë se Putini e uroi Bidenin për marrjen e detyrës dhe se të dy liderët “shprehën kënaqësi” në lidhje me shkëmbimin e notave diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mbi zgjatjen e Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike “New START”, raporton CNN përcjell Klan Kosova.

Aleksei Navalny është burgosur fundjavën e kaluar pasi ka arritur në Moskë nga Gjermania. Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok.

Ai e ka fajësuar presidentin rus, Putin për helmimin.

Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, dhe separatistët e mbështetur nga Moska filluan një kryengritje në Donbas, në Ukrainën lindore.

Lajmet e fundit