fbpx

Brian Austin Green “i bezdisur” nga romanca e re dhe shumë publike e Megan Fox

Brian Austin Green, aktori dhe ish-bashkëshorti i Megan Fox, me sa duket është shumë i mërzitur dhe bezdiset shumë nga marrëdhënia e re romantike e Fox me Machine Gun Kelly.

Aktori 47 vjeç dhe ylli i “Jennifer’s Body” njoftuan në maj që janë ndarë pas gati 10 vitesh martesë, dhe pas shumë pak kohe Megan filloi romancën e saj të re me reperin Machine Gun Kelly.

Dhe edhe pse vet Brian ka tentuar të fillojë lidhje të reja me Courtney Stodden, modelen 25 vjeçe, dhe Tina Louise, modele 39 vjeçe, pas ndarjes nga Fox, thuhet që ai është shumë i irrituar nga publiciteti rreth marrëdhënies së re të ish-bashkëshortes së tij.

Një burim për revistën “People” ka thënë: “Brian është shumë i bezdisur që ajo është kaq shumë e fokusuar në marrëdhënien e saj me Machine Gun Kelly. Ai nuk e kupton nevojën e saj për të publikuar foto në mediat e tyre sociale me përshkrime romantike për të proklamuar dashurinë e saj për të. Ata nuk janë akoma të divorcuar.”

“E bezdis shumë Brian. Dhe ai është pak edhe i lënduar që Megan ka filluar një lidhje kaq serioze kaq shpejt pas ndarjes së tyre. Megan ishte gjithmonë shumë private, andaj Brian nuk e kupton pse ajo ka ndryshuar.”

 

/Objektiv/

BURIMIYahoo

Lajmet e fundit

Trump dhe Biden përballen të martën në debatin e parë

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kandidati për president Joe Biden, të martën (sipas kohës lokale në SHBA) do të përballen...

Policia gjobiti dje rreth 500 shkelës të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon aksionin e pakompromis të ndëshkimit të qytetarëve me qëllim të vetëdijësimit për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Forcat e rendit njoftojnë...

Tyson tregon çmendurinë që kishte bërë në burg

Mike Tyson ka zbuluar se kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, teksa vuante dënimin për përdhunim. Karriera e legjendës së boksit u shkatërrua pasi u...

Një i vdekur e 6 të lënduar në trafik gjatë 24-orëve të fundit

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një aksident trafiku metë vdekur nga gjithsej 38 aksidente në mbarë vendin. Sipas raportit 24-orësh,...

Sllovenia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën

Sllovenia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjes ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do të përballen me sllovenët më...

Gjermania thekson se Asociacioni i komunave serbe duhet të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e...