fbpx

Cavani mund të befasojë me skuadrën e re, kërkohet nga gjiganti evropian

Edinson Cavani duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Pasi i ka thënë lamtumirë PSG-së 30 qershorin e kaluar, data kur ka skaduar edhe kontrata e tij, uruguaiani ka mbetur pa ekip.

Ofertat nuk i kanë munguar, por rroga e tij e lartë dhe dëshira për të qëndruar në një kampionat të nivelit të lartë e kanë komplikuar zgjedhjen e tij për të ardhmen.

Në orët e fundit është folur me vendosmëri për Benfican, por me sa duket është një tjetër skuadër e madhe që është gati t’i bëjë një propozim.

Sipas Le10Sport, Bayern Munich është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të Lewandowskit për sezonin e ardhshëm. Dhe Matadori do të ishte zgjedhja ideale për bavarezët.

Nuk do të jenë negociata të lehta, por kampionët e Gjermanisë mund të jenë klubi ideal për uruguaianin: mundësi shumë të mira ekonomike, kampionat i rëndësishëm dhe mundësi për të fituar akoma shumë trofe.

Cavani do të gjente gjithçka në Bavari. Mbetet për t’u kuptuar nëse do të pranojë një rol jo si protagonist.

Lajmet e fundit

Policia gjobiti dje rreth 500 shkelës të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon aksionin e pakompromis të ndëshkimit të qytetarëve me qëllim të vetëdijësimit për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Forcat e rendit njoftojnë...

Tyson tregon çmendurinë që kishte bërë në burg

Mike Tyson ka zbuluar se kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, teksa vuante dënimin për përdhunim. Karriera e legjendës së boksit u shkatërrua pasi u...

Një i vdekur e 6 të lënduar në trafik gjatë 24-orëve të fundit

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një aksident trafiku metë vdekur nga gjithsej 38 aksidente në mbarë vendin. Sipas raportit 24-orësh,...

Sllovenia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën

Sllovenia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjes ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do të përballen me sllovenët më...

Gjermania thekson se Asociacioni i komunave serbe duhet të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e...

Rreth 350 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë në muajin gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një...