fbpx

Çfarë dimë deri më tani për simptomat afatgjate të CoViD-19

Të gjithë tani jemi të familjarizuar me simptomat e zakonshme të CoViD-19: temperaturë e lartë, kollitje e thatë dhe lodhje. Disa njerëz po ashtu përjetojnë dhimbje të muskujve, dhimbje fyti dhe humbje të ndjeshmërisë së aromave dhe shijeve.

Ata që vuajnë nga simptoma të lehta mund të presin që të shërohen tërësisht pas disa javësh. Por çdo ditë e më shumë po mbledhen prova të reja që CoViD-19 mund të lë pasoja afatgjate tek të prekurit – jo vetëm tek ata me sëmundje më të rëndë, sëmundje para-ekzistuese apo të vjetrit, por tek të gjithë të prekurit.

Nuk është vetëm infeksion i mushkërive

Në sipërfaqe, CoViD-19 është sëmundje e mushkërive. Koronavirusi SARS-CoV-2 infekton qelizat e traktit të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë pneumoni të rëndë.

Por, vargu i plotë i simptomave prekë shumë pjesë të trupit. Një aplikacion që regjistron simptomat ditore, i krijuar nga Kolegji King në Londër ka regjistruar progresin e më shumë se 4 milion pacientëve me CoViD-19 në Britani të Madhe, Suedi dhe SHBA.

Përpos simptomave të përshkruara më herët, shumë pacientë përjetojnë edhe lodhje, dhimbje koke, dhimbje stomaku, diarre etj. Njerëzit që zhvillojnë forma më të serioze të sëmundjes po ashtu përshkruajnë simptoma si konfuzion, dhimbje të rëndë muskujsh, shkurtesë në frymëmarrje dhe kollitje të thatë.

Rreth 20% të pacientëve të infektuar me CoViD-19 kanë nevojë për hospitalizim që të trajtojnë pneumoninë e tyre, dhe shumë prej tyre kanë nevojë për ventilatorë. Në 5% të rasteve pneumonia bëhet aq e rëndë sa pacientët shtrihen në njësinë e përkujdesjes intensive.

Manipulon sistemin imunitar

Njerëzit me forma të rënda të CoViD-19 shfaqin përgjigje të ndryshuara imunitare edhe kur sëmundja është në fazat fillestare. Ata kanë më pak qeliza imunitare qarkulluese, që dështojnë që të kontrollojnë në mënyrë efektive virusin, dhe pastaj vuajnë nga një përgjigje e ekzagjeruar inflamatore.

Kjo njihet si njëra nga faktorët kryesor që e bënë sëmundjen aq serioze tek pacientët.

Pacientët me forma të rënda të CoViD-19 përjetojnë një vargë shumë më të komplikuar të simptomave në krahasim me pacientët me pneumoni të thjeshtë. Pacientët me këso formash të sëmundjes mund të zhvillojnë inflamacion të trurit që shkakton konfuzion dhe dëmton aftësitë kognitive të personit. Deri në 6% të pacientëve me forma të rënda të CoViD-19 mund të pësojnë sulm në tru.

Autopsitë dhe studimet patologjike të pacientëve që kanë vdekur nga CoViD-19 kanë zbuluar tiparet e paramenduara të pneumonisë së rëndë, me inflamacion të theksuar dhe plagë. Kjo ndodh kur inflamacioni zhvillohet papritmas dhe përhapet në mushkëri, duke rezultuar në gulçim dhe lëkurë me ngjyrë të kaltër.

Sidoqoftë, këto studime po ashtu zbuluan që virusi shkakton inflamacion direkt të kapilarëve të vogël apo enëve të gjakut, jo vetëm në mushkëri por në shumë organe tjera, duke shkaktuar mpiksje të gjakut dhe dëme në veshkë dhe zemër.

Simptomat e vazhdueshme janë “shumë acaruese”

CoViD-19 duke që lë pasoja afatgjate edhe tek ata që zhvillojnë forma joserioze të sëmundjes. Mediat sociale janë të mbushura me histori të pacientëve të shëruar që akoma vuajnë nga simptoma të ndryshme, madje disa njerëz vuajnë nga këto simptoma edhe 60 ditë pas shërimit.

Njëri ndër këta persona është edhe Paul Garner, një specialist i sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë Tropikale në Liverpool. Ai u infektua në Mars dhe simptomat e tij vazhdojnë akoma. Në një blog që publikoi në British Medical Journal, ai përshkroi që akoma përjeton dhimbje koke, dhimbje stomaku, zhurmë në vesh, frymëmarrje të shkurtuar, marramendje etj.

Këto simptoma janë lehtësuar gjatë kohës por asnjëherë nuk janë larguar plotësisht. Ai thotë që kjo është “shumë acaruese”. “Shumë njerëz fillojnë të dyshojnë tek vetja. Partnerët e tyre fillojnë të mendojnë që ekziston ndonjë problem psikologjik tek ta,” tha ai.

Deri më tani, vetëm një studim i verifikuar ka raportuar simptomat afatgjate të infeksionit CoViD-19 – ky studim u bazua në një grup prej 143 të mbijetuarve nga sëmundja në Romë. Prej tyre 44.1% raportuan cilësi të përkeqësuar të jetës, duke cekur simptoma të lodhjes së vazhdueshme (53.1%), dhimbje të nyjeve (27,3%) dhe dhimbje gjoksi (21,7%). Të mbijetuarit po ashtu mund të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik.  /Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...