fbpx

COVID-19: Kjo mund të jetë simptoma më e frikshme nga të gjitha

Edhe pse coronavirusi kategorizohet gjerësisht si një sëmundje e frymëmarrjes, muajt e fundit kanë treguar se virusi është jashtëzakonisht i aftë dhe, në disa raste, mund të sulmojë të gjitha organet kryesore te një person.

Kjo është arsyeja pse virusi ka simptoma, për disa të papërballueshme dhe për disa të tjerë, minimale.

Pa dyshim, është e pamundur të përcaktohet se cila simptomë e koronavirusit është më e keqja. Sidoqoftë, një mjeke e njohur me një sërë simptomash të koronavirusit, argumenton se pse njëra prej tyre mund të jetë më e frikshmja.

Duke shkruar për “Eat This, Not That”, Dr. Deborah Lee shpjegon se mungesa e frymëmarrjes është simptoma më shqetësuese për COVID-19:

Si duhet të jetë të përjetosh mungesë të frymëmarrjes akute?

Kur përpiqem ta imagjinoj këtë, mendoj gjithnjë dikë të zhytur thellë në ujë që përpiqet të shkojë drejt sipërfaqes dhe ndihet i dëshpëruar për të marrë frymë.

Kjo mund t’ju ndodhë në situata të caktuara për disa sekonda, por imagjinoni nëse do ndiheshit kështu për pjesën më të madhe të kohës.”

Për shumë njerëz, të cilët kanë thuajse vetëm këtë simptomë, lufta bëhet edhe më e vështirë, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, çka i rëndon ata edhe më shumë.

Po aq shqetësues është edhe fakti që mbijetesa ndaj coronavirusit, nuk do të thotë domosdoshmërisht kthim në gjendjen shëndetësore të mëparshme.

Një studim i fundit kërkimor vëren se disa pacientë të koronavirusit të rikuperuar mund të tregojnë shenja të dëmtimit të mushkërive dhe zemrës edhe muaj pas largimit nga spitali.

Pacientët që nuk arrijnë t’i tejkalojnë plotësisht simptomat e COVID-19, edhe pasi shërohen, njihen si “transportues të gjatë”. Ata kanë tendencë t’i përjetojnë simptomat edhe muaj pas rikuperimit dhe të ndjejnë lodhje, të kenë kollë, humbjen e shijes dhe nuhatjes etj.

Simptomat e sëmundjes, që kanë më pak gjasa të zgjasin, përfshijnë të vjellat dhe ethet.

Lajmet e fundit

Mbyllet pjesa e parë në derbi, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit e Ballkanit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan...

Lokaleve në Shqipëri iu lejohet puna në ambiente të brendshme nga 1 tetori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se lokalet dhe restorantet do të hapen për shërbim edhe në ambientet e brendshme. Sipas saj, Komiteti Teknik i...

​Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja

“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë...

Super ofertë për Hysajn

Të dhëna të rëndësishme janë regjistruar në orët e fundit për Elseid Hysajn. Sipas gazetës “Tuttosport”, futbollisti shqiptar është në pritje të lajmeve nga...

Përleshje të ashpra ndërmjet forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Armenia ka mobilizuar ushtrinë, pas luftimeve të ashpra me forcat e Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Vendimi i Jerevanit për të rritur...

Maqedonia e Veriut të hënën shqyrton heqjen e testit PCR për kosovarët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë të hënës mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për kosovarët. Sipas burimeve të “Alsat” brenda Komisionit...