fbpx

Demi Lovato e kuptoi orientimin e saj seksual kur pa këtë film të famshëm

Demi Lovato u tregua e sinqertë për seksualitetin e saj gjatë eventit në Facebook “Coming Out 2020” të premten, më 9 tetor.

Së fundmi, këngëtarja është bërë më e hapur për faktin që identifikohet si *queer (fjalë që përdoret në mënyra të ndryshme dhe do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, përsa i përket orientimit seksual), ndërsa shpjegoi momentin kur zbuloi tërheqjen e saj ndaj vajzave, raporton “Eonline”.

Ndodhi kur isha më e vogël dhe patjetër që nuk duhet të kisha parë ‘Cruel Intentions’, por e pashë dhe ishte skena ku ato dolën në lëndinën e parkut“,- tha Demi, duke iu referuar skenës ku personazhi i Sarah Michelle Gellar mëson personazhin e Selma Blair si të puthë.

Mendova, ‘Oh, prit një minutë, më pëlqen shumë kjo, dua ta provoj’. Dhe pastaj kur isha 17 vjeçe, u orientova ndaj kësaj gjëje.”

Ajo tregon se fillimisht e zbuloi orientimin e saj seksual në adoleshencë, duke ua rrëfyer miqve, më pas familjes dhe në fund fansave dhe gjithë publikut.

Unë ua thashë të gjithë miqve të mi dhe motrës sime të madhe kur isha 17 vjeç,“- vazhdoi ajo.

Ata të gjithë e dinin para se ta zbuloja për prindërit dhe më pas për publikun. Këto ishin tre fazat e mia: miqtë, prindërit, publiku”.

Ajo që shumë fansa mund të mos e kuptojnë është se shumë këngë dashurie të Demit, në të vërtetë u dedikohen vajzave.

Kishte raste që shkruaja këngë për vajzat që fansat e mi mendonin se i shkruaja për djemtë,“- shpjegoi ajo.

*Queer:

– Tërheqja për njerëz të shumë gjinive.

– Mospërshtaje ndaj normave kulturore rreth gjinisë dhe/ ose seksualitetit.

– Një term i përgjithshëm që u referohet të gjithë njerëzve jo-heteroseksualë.

Lajmet e fundit

Abrashi: Më 19 tetor sekretari e ka pranuar informatën se ka ndodhur vjedhja e 2 milionëshit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se sekretari i kësaj ministrie Izedin Bytyqi nuk ka qenë i informuar për vjedhjen e mbi 2...

Kjo është gjendja tinëzare e trupit që vret shumë më shumë se koronavirusi

Trupit i duhet pak kolesterol, përfshirë LDL i ashtuquajtur kolesterol i keq, për të funksionuar si duhet. Por nëse nivelet e kolesterolit LDL janë...

Kapiteni i Atalantës zbulon pse Ilicic ra në depresion

Futbollisti slloven Josip Ilicic humbi fundin e sezonit të kaluar sepse nuk ishte gati të luante për shkak të problemeve private. Për shkak të problemeve,...

Morena Taraku me pozë provokuese në të brendshme

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë...

Ja si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije

Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Por a keni menduar...

Tre të vdekur gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e CoViD-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të...