fbpx

“Der Spiegel” pritet ta fundosë Manchester Cityn

UEFA përjashtoi me dy vite nga garat evropiane Manchester Cityn dhe e dënoi me 30 milionë euro, kjo për shkak të parregullsive në FFP (Fair-Play Financiar).

Hetimi i UEFA-s për këtë çështje u nxit nga publikimi i një numri akuzash nga revista gjermane “Der Spiegel“, e cila merrej me dokumente sekrete, që thuhej se ishin marrë nga “Football Leaks”, në vitin 2018.

Klubi anglez apeloi vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) dhe vendimi i qeverisë evropiane të futbollit u anulua.

Dënimi dy-vjeçar u hoq dhe dënimi u reduktua në vetëm 10 milionë euro, lajm që çliroi Pep Guardiolën, lojtarët, drejtuesit e “Cityzens” dhe tifozët.

Shumë debat u krijua pas vendimit të CAS, teksa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i “Der Spiegel“.

E përjavshmja gjermane është hedhur në sulm, duke akuzuar Cityn. “Der Spiegel” shkruan se zotëron prova të reja, që do fundosin përfundimisht klubin ishullor, teksa thekson se përfaqësuesit e Cityt kanë gënjyer në mbrojtjen e bërë në CAS.

Lajmet e fundit

Gjermania thekson se Asociacioni i komunave serbe duhet të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e...

Rreth 350 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë në muajin gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 shtator 2020

Dashi Ju po hyni në një kohë të gjallë në jetën tuaj, që do të thotë se është një kohë e shkëlqyer për të filluar...

Ekonomia shqiptare pritet të pësojë rënie deri në 7,5 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në deklaratën përmbyllëse të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë...

Kosova mund t’i sheh “hairin” koronavirusit

Tetë futbollistë dhe katër anëtarë të stafit skuadrës së Genoas kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19. Klubi italian ka konfirmuar lajmin përmes një njoftimi...

Naim Qalaj merr sot zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit

Naim Qalaj do ta marr sot zyrtarisht detyrën e Avokatit të Popullit. Dorëzim-pranimi i detyrës do të bëhet në oën 11:00 nga Avokati i deritanishëm...