fbpx

Detaje nga rasti i mbrëmshëm në Skenderaj, 36-vjeçarja u godit me thikë nga burri i saj 39-vjeçar

Gazetare: Albulena Rexha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në  Skenderaj.

Një burrë ka therrë me thikë bashkëshorten e tij.

Siç mëson gazeta Objektiv ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në fshatin Klinë të Skenderajt.

Ajo është goditur së paku dhjetë herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe në disa pjesë tjera të trupit.

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin në Skenderaj dhe më pas është sjell në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

Burime të gazetës Objektiv bëjnë të ditur se viktima është e moshës 36-vjeçare ndërsa dorasi rreth 39-vjeçar.

Siç mëson Objektiv rasti është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë”.

Burime të Objektiv-it bëjnë të ditur se dorasi është arrestuar, ndërsa sot pritet të mbahet seanca  për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar  masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë”, thuhet në raportin e Policisë./Objektiv/

Lajmet e fundit

Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda regjistroi 2,995 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Kështu,...

Mezani tregon çfarë i duhet ende skuadrës së tij

Gjilani nuk ka arritur më shumë se barazimi 0:0 në derbin e zhvilluar me Ballkanin. Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani për “Art Sport”...

Munishi: Vetëm kështu futbolli ynë shkon përpara

Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 0:0 në kuadër të javës së tretë të Superligës. Trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi, është shprehur i...

​3 viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

148 raste të reja, 3 viktima dhe 65 persona të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Numri më...

​Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet ngritje e temperaturave

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë një mot i ndryshueshëm. E hëna fillon mot me diell, por gjatë ditës pritet...

Rumania mban zgjedhjet lokale

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila...