Toni Domgjoni dhe Bastien Toma kanë refuzuar t’i bashkohen Kosovës, teksa janë duke pritur ftesa nga Zvicra.
Mediumi i ‘RTV Dukagjinit’, ka raportuar se dy futbollistë e kanë refuzuar Kosovën, për ndeshjet e muajit mars.
Ndërkohë, të dy futbollistët shqiptar janë duke pritur ftesën nga Zvicra për ndeshjet e ciklit kualifikuese për Kupën e Botës ‘Qatar 2022’, që do të zhvillohen në muajin mars.
Toma i cili luan për skuadrën e Zurich është duke pritur ftesën e shtetit ‘helvetikë’.
Ndërsa, Domgjoni ka lënë mundësinë e hapur për Kosovën, vetëm pas ndeshjeve të muajit mars.