fbpx

Dy 15 vjeçare nga India zbulojnë një asteroid që është duke lëvizur drejtë Tokës

Dy nxënëse nga India kanë zbuluar një asteroid, që është duke ndryshuar orbitën dhe duke lëvizur drejtë Tokës.

Radhika Lakhani dhe Vaidehi Vekariya janë nxënëse të klasës së 10-të, dhe ishin duke punuar në një projekt për shkollë kur zbuluan këtë asteroid, të cilin e emëruan HLV2514.

Vajzat, nga qyteti Surat në shtetin e Indisë perëndimore Gujarat, ishin duke marrë pjesë në projekt Space India dhe Nasa, që u lejon studentëve që të analizojnë fotot e bëra nga teleskopi i pozicionuar tek Universiteti i Hawaii-t.

Aakash Dwivedi, një edukator dhe astronaut në Space India, tha për CNN që studentët përreth Indisë kanë mësuar që të dallojnë trupat qiellor duke përdorur një software që analizon fotot e koleksionuara nga teleskopi PAN Star nga NASA. Studentët pastaj kërkuan objekte në lëvizje në ato fotografi.

Projekti kishte për qëllim që të edukonte studentët mbi shkencën dhe astronominë.

“Ne filluam këtë projekt në qershor dhe ia dërguam analizat tona NASA-së para disa javës. Me 23 korrik, ata na dërguan një email duke konfirmuar që ne kemi identifikuar një objekt afër Tokës,” tha Vekariya, që është 15 vjeçe, për CNN.

Dwivedi shpjegoi që asteroidi për momentin është afër orbitës së Marsit – por pas 1 milion vitesh do të ndryshojë orbitën dhe do të lëviz më afër Tokës, edhe pse akoma do jetë në një distancë 10 herë më të madhe sesa ajo mes Tokës dhe Hënës.

“Asteroidët merren shumë seriozisht nga NASA. Pasi që ky asteroid është duke ndryshuar orbitën, është kthyer në lajm,” tha Dwivedi.

Asteroidët, po ashtu të njohur si planetet e vogla, janë objekte të vogla grui që lëvizin rreth Diellit.

Vekariya tha që nuk mund ta festonin zbulimin e tyre për shkak të pandemisë, por shtoi: “Kjo ishte një ëndërr. Dua të bëhem astronaute.”

/Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...