E bujshme, Gjimshiti në shënjestër të gjigantit evropian

Milani po mendon seriozisht për Berat Gjimshitin. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat flasin për një këmbëngulje të drejtorit Maldini për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Interesi i “Djallit” ka ardhur në rritje, sidomos pas dëmtimit të Mohamed Simakanit që ishte objektivi i deklaruar për këtë afat kalimtar dimri. Francezi i Strasburgut ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushave për të paktën dy muaj dhe kjo ndërlikon ndjeshëm planet e Milanit për t’u përforcuar me mbrojtësin kuqezi.

- FIA CONSTRUCTION-

Oferta e Milanit mund të joshë Gjimshitin që ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin aktual. Ai vlen 15 milionë euro, praktikisht e njëjta shumë që Maldini do të paguante për Simakanin.

Kjo do të thotë që paratë nuk mungojnë, ndaj duhet gjetur akordi me homologët e Atalantës. Duhet thënë se mes palëve pas çështjeve Kaldara, Konti apo Kesi, ekziston një raport pozitiv, ndaj drejtuesit e “Djallit” kanë më shumë se një arsye për të tentuar afrimin e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë.

Për shkak të investimit, Gjimshiti do të ishte alternativa e parë për të zëvendësuar njërin mes Kjaerit dhe Romanjolit, por edhe prestigji i Milanit si klub mund të tundojë djaloshin e lindur në Cyrih për të tentuar hapin e madh në karrierë dhe mundësinë për të qenë pjesë e një klubi historik dhe me shumë ambicie.

Lajmet e fundit