fbpx

Ekskluzive: Një muaj pas aksionit në Karaçevë, kështu duket vendi ku zhvilloheshin lojëra fati e kontrabandë

Nesër (e diel 18 tetor) bëhen një muaj nga aksioni i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, ku u arrestuan  më shumë se 30 persona, 12 prej tyre zyrtarë policorë, si dhe u konfiskuan kafshë të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia.

Të gjithë këta persona dyshohen për lojëra fati  e kontrabandë.

Një muaj pas këtij aksioni, ndër më të mëdhenjtë kundër krimit të organizuar në Kosovë, gazeta Objektiv ka qëndruar në fshatin Karaçevë dhe sjell për lexuesit e saj pamje ekskluzive të rrënojave të objekteve që shfrytëzoheshin për lojëra fati e kontrabandë.

Një tabelë në të cilën shkruan “eccobet” sinjalizon se në këtë tokë ka pasur kazino.

Operacioni kishte nisur si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

“Ky operacion, i cili është operacioni më i madh i llojit të tij në Republikën e Kosovës, është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Gjykata Themelore në Gjilan kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë, për 24 (njëzet e katër) të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit në Karaçevë./Objektiv/

Lajmet e fundit

Morena Taraku me pozë provokuese në të brendshme

Ajo është njëra nga personazhet shqiptare që rrëmben vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtaren Morena Taraku, e cila njëherësh është shumë...

Ja si duken 60 sekondat e para të jetës së një fëmije

Zhvillimi i përshpejtuar i fëmijëve gjatë viteve të para të jetës së tyre ka zgjuar gjithmonë interesin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Por a keni menduar...

Tre të vdekur gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e CoViD-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të...

UEFA publikon listën e lojtarëve më të shpejtë në Ligën e Kampionëve

UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Lojtari që arriti shpejtësinë...

REL: Kosova dhe Serbia ulen të enjten në tavolinë të bisedimeve

Pas më shumë se një muaji, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në...

Balaj në takim me studentët: Ndryshimit të domosdoshëm në vendin tonë i duhet forca rinore

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj ka pritur në takim studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Balaj thotë se ishte kënaqësi për të që të takohet...