fbpx

Ekzekutohen pagesat prej 37.7 milionë euro ndihmë për bizneset në kuadër të Fondit të Rimëkëmbjes

Në kuadër të zbatimit të Planit të miratuar nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka ekzekutuar sot pagesën e parë për bizneset e vendit.

Shuma e cila është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milionë euro subvencione, ku gjatë ditës së sotme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë euro për 15,745 biznese, të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë, njofton Ministria e Financave.

Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim ku do të përfitojnë të gjitha bizneset, të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi në mbledhje të Qeverisë, kishte thënë se, kjo përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, kishte thënë Bajrami.

Lajmet e fundit

Feronikeli mposht Llapin, Drita vazhdon me fitore

Feronikeli ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës. Golin e fitores për vendësit e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha...

Cilat interesa franceze mund të rrezikohen nga bojkoti i vendeve myslimane?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë blerjen e mallrave franceze, duke iu bashkuar thirrjeve në të gjithë botën myslimane...

​Vjedhja e dy milionë eurove, një muaj paraburgim për Kadri Shalën

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës një muaj paraburgim...

Abrashi: Më 19 tetor sekretari e ka pranuar informatën se ka ndodhur vjedhja e 2 milionëshit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se sekretari i kësaj ministrie Izedin Bytyqi nuk ka qenë i informuar për vjedhjen e mbi 2...

Kjo është gjendja tinëzare e trupit që vret shumë më shumë se koronavirusi

Trupit i duhet pak kolesterol, përfshirë LDL i ashtuquajtur kolesterol i keq, për të funksionuar si duhet. Por nëse nivelet e kolesterolit LDL janë...

Kapiteni i Atalantës zbulon pse Ilicic ra në depresion

Futbollisti slloven Josip Ilicic humbi fundin e sezonit të kaluar sepse nuk ishte gati të luante për shkak të problemeve private. Për shkak të problemeve,...