fbpx

Ellen DeGeneres i kërkon falje stafit pas raporteve mbi kulturën toksike prapa emisionit të saj

Ellen DeGeneres është duke i kërkuar falje stafit të saj pas ngritjes së akuzave që emisioni i saj “The Ellen Show” është një ambient toksik për punonjësit.

DeGeneres i ka dërguar email të gjithë stafit të “The Ellen DeGeneres Show” dje, duke thënë që është “e zhgënjyer” pas publikimit të raporteve nga ish-punonjës dhe punonjës momental në BuzzFeed, ku këta persona kanë deklaruar që janë përballur me racizëm dhe kërcënime.

Heidi Klum and Ellen DeGeneres is seen during a taping of “The Ellen DeGeneres Show” at the Warner Bros. lot in Burbank, Calif. (Photo by Michael Rozman/Warner Bros.)

“Në ditën e parë të emisionit tonë, unë i thash të gjithëve që ‘The Ellen DeGeneres Show’ do jetë një vend i lumturisë – askush nuk do ngriste zërin dhe të gjithë do trajtoheshin me respekt. Me sa duket diçka ka ndryshuar, dhe unë jam e zhgënjyer që nuk është mbajtur fjala. Dhe për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh mua e di që kjo që ka ndodhur është e kundërta e asaj që besoj dhe që kam shpresuar për emisionin tonë,” tha DeGeneres.

Ajo vazhdoi duke konfirmuar që Warner Bros. Television kanë filluar një hulumtim të brendshëm mbi kulturën e prapa skenave të emisionit.

“Bashkë me Warner Bros, ne menjëherë kemi filluar një hulumtim të brendshëm dhe jemi duke bërë hapa, së bashku, për të përmirësuar problematikat. Gjersa jemi rritur jashtë mase, unë nuk kam mundur të qëndrojë në krye të çdo gjëje dhe jam mbështetur tek të tjerët që të bëjnë punët e tyre ashtu siç e dinin që unë dëshiroja të kryheshin. Qartazi disa nuk e kanë bërë këtë. Kjo do të ndryshojë dhe unë jam e përkushtuar që të sigurojë që kjo të mos ndodh kurrë më,” tha ajo.

WarnerMedia po ashtu ka publikuar një deklaratë dje, duke thënë: “Warner Bros. dhe Ellen DeGeneres i shohin si shumë serioze akuzat e fundit rreth kulturës së vendit të punës prapa emisionit. Ne shpresojmë që të determinojmë validitetin e këtyre akuzave dhe të kuptojë frymën e plotë rreth kulturës ditore prapa emisionit.” /Objektiv/

BURIMICNN

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...