fbpx

Ermira Topalli vazhdon dominimin

Ermira Topalli e AK Ferizajt edhe njëherë ka dëshmuar se është ndër garueset më të mira në Kosovë. Topalli me Golf 5 ka triumfuar edhe në garën e sotme në Sllatinë, e cila u mbajt në disiplinën e auto sllallomit në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm.

Topalli deri te fitorja erdhi me kohën prej 01.46.552 minuta.

“Tashmë edhe ne kemi bërë një përvojë të konsiderueshme në gara, por sigurisht që do të përmirësohemi edhe më shumë. Sot ishte një garë dhe organizim i mirë e po ashtu edhe konkurrenca ishte e fortë. Shpresoj që në të ardhmen numri i garueseve të jetë edhe më i madh, ndërsa jam optimiste se do të vazhdoj me rezultate të mira”, ka thënë Ermira pas fitores.

Në pozitën e dytë u rendit Pranvera Xhaferi e Eurogoma RT, e cila garoi me Golf 7 dhe ishte vetëm 00.177 sekonda më e ngadalshme se fituesja, derisa pozita e tretë i takoi Luljeta Topallit të AK Ferizajt, e cila u paraqit me Skoda dhe pati kohën 01:51.393 minuta.

Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 01:51.393

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)
1.Besa Gashi (Golf 5 – Eurogoma RT) 01:52.791
2.Kadishe Shabani (Polo – Ferizaj) 01:54.889

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 01:46.552
2.Pranvera Xhaferi (Golf 7 – Eurogoma RT) 01:46.729
3.Mimoza Jetullahu (Golf 6 – Eurogoma RT) 01:53.452
4.Qerime Rexhepi (Seat Altea – Eurogoma RT) 02:05.937

Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)
1.Brunilda Tafili (BMW – Eurogoma RT) 01:54.440
2.Binaze Hyseni (Audi Q5 – Vjosa) 01:57.737

Plasmani i përgjithshëm:
1.Ermira Topalli (Golf 5 – Ferizaj) 01:46.552
2.Pranvera Xhaferi (Golf 7 – Eurogoma RT) 01:46.729
3.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 01:51.393

Plasmani ekipor:
1.AK Ferizaj 37.5 pikë
2.AK Eurogoma RT 37
3.Vjosa 7.5

Lajmet e fundit

​Zemaj: Situata e menaxhueshme me pandemi nuk guxon të kthehet në pakujdesi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se masat antiCOVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë...

Gjilani – Ballkani, pa fitues në derbi

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e vlefshme javën e tretë në Superligën e Kosovës ka përfunduar me barazimin 0-0. Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi...

​Hoti: Pandemia e ka kthyer turizmin në pikën zero

Pandemia me koronavirus ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e turizmit dhe ndonëse nuk dihen shifrat e sakta, ajo mendohet të jetë disa...

SHKK parandalon futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njoftoi se sot rreth orës 08:20 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen...

Trump e përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë tubimit elektoral në Pennsylvania

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u ka treguar për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë. Në tubimin parazgjedhor...

Zidane i falet këtij futbollisti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, foli pas fitores së vuajtur 2-3 në fushën e Real Betis, duke e nisur fjalën e tij me...