fbpx

Fejohet këngëtarja Myleene Klass

Myleene Klass ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Simon Motson.

Këngëtarja 42 vjeçe, pranoi se ishte tronditur kur partneri i saj, 45 vjeçar, ia bëri pyetjen muajin e kaluar në përvjetorin e pestë të takimit të tyre të parë.

Duke folur për revistën Hello, Myleene tregoi se si Simon u ul në gjunjë në kopshtin e tyre të cilin ai e dekoroi sikurse në takimin e tyre të parë dhe e befasoi atë me një unazë diamanti nëntë karat.

Ne jemi fejuar! Ai madje përsëriti darkën që kishim në takim – një hamburger dhe patate të skuqura”, tha ajo.

Kur ai u ul në gjunjë, mendova se po bënte shaka. Isha me të vërtetë pa fjalë”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, Simon shtoi se po priste me padurim këtë moment dhe më në fund ëndrra e tij u realizua.

Tashmë i fejuari i saj nuk kurseu asnjë shpenzim për propozimin, madje huazoi tryezën dhe karriget që ata përdorën në klubin e ‘Little House’ në Mayfair – vendin ku filloi romanca e tyre.

Myleene dhe Simon filluan të takoheshin në vitin 2015, pak vite pas ndarjes së artistes nga burri i saj, Graham Quinn në 2012 dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Apollo, në gusht të vitit të kaluar.

Të njëjtit gjithsej kanë katër fëmijë, përfshirë edhe lidhjet e tyre të mëparshme.

Lajmet e fundit

100 pacientë me COVID-19 nëpër spitale, 4 në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi sot se 100 pacientë të prekur nga COVID-19 janë të shtrirë në spitalet e Kosovës. Prej këtyre pacientëve, 4 janë në...

Vazhdon të bie numri i rasteve aktive me COVID-19, u shëruan edhe 113 pacientë

Ka vazhduar edhe sot të jetë më shumë së dyfish më i lartë numri i personave të shëruar nga COVID-19 sesa i rasteve të...

Akil Gjakova garuesi më atraktiv i turneut në Pejë

Sot në Pejë është zhvilluar gara e parë e xhudos e cila njëherësh shënon edhe rifillimin e aktiviteteve në këtë sport që prej fillimit...

3 të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njoftoi sot për 3 të vdekur dhe 47 raste të reja me Koronavirus gjatë 24 orëve në Kosovë. Gjatë...

​Goditën një person, dënohen me burgim prej 1 viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.S dhe D.S se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim...

Sipas exit poll-it, zviceranët kanë votuar bindshëm pro lëvizjes së lirë me vendet e BE-së

Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e madhe e zviceranëve kanë votuar kundër largimit të shtetit helvetik nga marrëveshja për lëvizje...