fbpx

Futbollisti slloven në depresion, ja “surpriza” që i bëri gruaja

Josip Ilicic ka shkëlqyer si kurrë më parë në këtë sezon të Serie A dhe Champions League me Atalantan, duke ecur paralelisht me shkëlqimin e ekipit të Bergamos. Në 26 ndeshjet e zhvilluara me ekipin italian ka arritur të shënojë 15 gola, duke qenë padyshim lojtari më i rëndësishëm për Gasperinin.

Të gjithë ishin me “zemrën e ngrirë” nga ana e tifozëve të Atalantas pasi u raportua se Ilicic vuante nga një lëndim. E kur pritej rikthimi i tij në fushën e blertë, ka ardhur njoftimi që u konfirmua edhe nga Gasperini: “Nuk do të luajë ndaj PSG për disa arsye familjare. Ne jemi shumë afër tij në këto momente të vështira”.

Nëse mund të lihet një “finale e karrierës” si ajo ndaj PSG-së në Champions League, padyshim që bëhet fjalë për një problem të madh familjar. Fatmirësisht nuk ka asnjë raportim për ndonjë sëmundje apo ndërrim jete nga njerëzit e dashur të Ilicic.

Por burime të pakonfirmuara dhe që kanë marrë jehonë të madhe në rrjetet sociale flasin se lojtari i Atalantas ka rënë në depresion dhe po flitet edhe për mbylljen e parakohshme të karrierës. Po sipas këtyre burimeve, Ilicic ka shkuar në Slloveni pa e telefonuar gruan e tij, për t’i bërë një surprizë të bukur. Por në fakt surprizën e vërtetë do t’ia bënte kjo e fundit, pasi ishte duke e tradhtuar me një tjetër person. E gjitha kjo e ka goditur sulmuesin e Atalantas dhe nuk mund të mendojë më për futboll në këto momente, pavarësisht se do të lërë fazën më kulminante të karrierës.

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...