fbpx

Gjermania thekson se Asociacioni i komunave serbe duhet të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e BE-së, duhet të shqyrtohen të gjitha çështjet ende të hapura.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që palët të punojnë drejt arritjes së kompromisit, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme të tyre.

“Qëllimi është një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjërisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”. E për të arritur një marrëveshje të tillë, Beogradi dhe Prishtina duhet të shqyrtojnë të gjitha çështjet e hapura”, tha Seibert në një konferencë shtypi në Berlin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të DW-së.

I pyetur mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Seibert kujtoi dy marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut teknik, në prill 2013 dhe gusht 2015.

„Për tiparet dhe më pas edhe kompetencat e sakta, duhet rënë dakord saktësisht mbi këtë bazë, dhe ato duhet të jenë në harmoni me të drejtën kosovare. Kompetencat e Asociacionit janë përshkruar mjaft qartë në këto marrëveshje dhe ato përfshijnë, për shembull: arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik etj”, tha Seibert.

Sipas qarqeve diplomatike nga Berlini, çështja e Asociacionit ishte shkaku se përse nuk u zhvillua takimi i radhës Hoti-Vuçiq, i paraparë për këtë fillimjave në Bruksel.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në vitin 2013.

Më vonë në vitin 2015, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij asociacioni, që fliste për kompetenca ekzekutive. Krahas arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik, serbëve u jepej edhe kompetenca e planifikimit urban dhe rural.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në interpretimin e kësaj marrëveshjeje gjeti që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se parimet mund të harmonizohen me akte ligjore të Qeverisë së Kosovës.

Lajmet e fundit

Muriqi zhvilloi mbi 30 minuta, kështu u vlerësua

Club Brugge dhe Lazio kanë ndarë pikë në përballjen e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio...

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoresha e...

Morata bëhet futbollisti i parë që i anulohen tre gola

Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata shënoi tre gola të pa vlefshëm për Juventusin sonte në përballjen kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së...

Man Utd 5-0 RB Leipzig, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Djajtë...

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

10:00-Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e...

Barcelona mposht Juventusin si mysafir

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona...