fbpx

Gjilani zyrtarizon portierin e ri

Menjëherë pas largimit të Kenan Haxhihamzës, Gjilani ka transferuar një portier tjetër me përvojë.

Bëhet fjalë për transferimin e portierit nga Shqipëria, Enea Koliçi, i cili më parë ka qenë pjesë e Skënderbeut.

Njoftimi i Gjilanit:

Tiranë, 29 Korrik 2020-Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi.

Ditën e sotme, portieri nga Pogradrci, Enea Koliçi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhëshme si futbollist të Gjilanit.

Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte “sigurar” portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria.

Karrierën e tij si futbollist, Koliçi, e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skënderbeut të Korçës.

Prezantimi i futbollistit të ri të skuadrës kuq e bardh në fanellën e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Lajmet e fundit

Këto skuadra e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të Ligës së Evropës

Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të pestë në Ligën e Evropës, ku pati shumë befasi dhe ndeshje të forta, pas së cilave disa skuadra...

Goli i javës shënohet nga adoleshenti i Romës (VIDEO)

Roma ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës. Golin e dytë për skuadrën italiane e shënoi...

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti...

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për Radio...

Liga e Evropës: Arsenal fiton bindshëm dhe shkruan historinë – rezultatet

Arsenal ka mposhtur 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa League dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin B. Arsenal ka rihapur dyert për...

Shkurtimi i dënimit për Tasiq, ja çfarë thonë banorët e Krushës që protestuan

Apeli ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores për Darko Tasiq, serbi dënohet me 11 vjet burgim. Nga fshati Krushë e Madhe erdhi tek Pallati i Drejtësisë...