fbpx

GLPS: Qeveria Hoti dështoi të krijonte konsensus të spektrit politik

Grupi për Studime, Juridike dhe Politike vlerëson se Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet brenda koalicionit dhe të spektrit politik në përgjithësi.

Në raportin për 100 ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë Hoti, ky grup thekson poashtu se ky ekzekutiv ka numrin më të madh të zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit.

Drejtoresha ekzekutive, Arbëresha Loxha tha se përkundër faktit që LDK në fushatë zgjedhore pati premtuar një qeveri të vogël me 12 ministri, e njëjta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave.

“Me emërimin e 46 zëvendësministrave ne vlerësojmë se është qeveria e dytë me numrin më të madh në 13 vitet e fundit në Kosovë. Kabineti i qeverisë Hoti karakterizohet me pabarazi të madhe gjinore, në 16 ministri ka vetëm 3 ministre dhe zëvendësministre vetëm 8”, tha Loxha.

Sipas saj kjo qeveri ende nuk ka ofruar asnjë perspektivë të reformave.

“GLPS vlerëson se nuk ka pasur asnjë iniciativë serioze për çkapjen e institucioneve të drejtësisë. Nuk kemi pse ne të hartojmë reformë të drejtësisë, ku subjekt i reformës do të jenë krerët e drejtësisë. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zvogëluar shpenzimet”, ka shtuar Loxha.

Ndërsa, menaxherja e programeve të GLPS-së, Njomza Arifi tha se qeveria aktuale ka dështuar të bëjë testime për qytetarët për COVID-19.

“Dialogu është shoqëruar me mungesë të transparencës, edhe nga ato në Bruksel por edhe në Uashington qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet dhe konsensus të spektrit politik. Ministria e Punëve te Jashtme ka kryer praktikat e dobëta diplomatike në interes të partive në pushtet”, tha ajo./Objektiv/

Lajmet e fundit

Vazhdon të bie numri i rasteve aktive me COVID-19, u shëruan edhe 113 pacientë

Ka vazhduar edhe sot të jetë më shumë së dyfish më i lartë numri i personave të shëruar nga COVID-19 sesa i rasteve të...

Akil Gjakova garuesi më atraktiv i turneut në Pejë

Sot në Pejë është zhvilluar gara e parë e xhudos e cila njëherësh shënon edhe rifillimin e aktiviteteve në këtë sport që prej fillimit...

3 të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njoftoi sot për 3 të vdekur dhe 47 raste të reja me Koronavirus gjatë 24 orëve në Kosovë. Gjatë...

​Goditën një person, dënohen me burgim prej 1 viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.S dhe D.S se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim...

Sipas exit poll-it, zviceranët kanë votuar bindshëm pro lëvizjes së lirë me vendet e BE-së

Sipas një exit poll-i të transmetuesit SRF, pjesa më e madhe e zviceranëve kanë votuar kundër largimit të shtetit helvetik nga marrëveshja për lëvizje...

Mbyllet pjesa e parë në derbi, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Gjilanit e Ballkanit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan...