Hoteli në Korenë Jugore kërkon falje pasi pushuesit ankohen se po shiheshin nga jashtë

Një hotel tejet luksoz në Korenë Jugore ka kërkuar falje pasi ishte vërejtur nga pushuesit se njerëzit nga jashtë mund t’i shihnin ata brenda saunës apo banjos së hotelit.

Hoteli me pesë yje “The Grand Josun” i vendosur në ishullin Jeju përmes ueb faqes së saj ka lëshuar një kërkimfalje pasi xhamat e errët të saunës lejonin që të shihej ajo që ishte brenda saj gjatë një pjese të ditës, duke bërë kështu të mundur që pushuesit të shiheshin brenda saj, prej rrugës.

- FIA CONSTRUCTION-

Sipas komunikatës së hotelit, puna në saunë është pezulluar përkohësisht deri në rregullimin e problemit.

Ndërkohë një bloger korean i cili kishte kaluar muajin e mjaltit për disa ditë në këtë hotel kishte shkruar në rrjetet sociale se kjo ishte eksperienca e tij më e keqe pasi një ditë derisa po ecte jashtë hotelit kishte arritur që t’i shihte njerëzit brenda saunës.

Unë dhe gruaja ime u shokuam me atë që kuptuam. Kjo do të thotë se ne kemi përdorur banjën apo saunën dhe të tjerët kanë mundur të na shohin”, ka shkruar blogeri dhe postimi i tij u bë menjëherë viral në internet.

BURIMICNN

Lajmet e fundit