Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Skënderaj.
Nga Skënderaj, Hoti ka thënë se LDK në këtë komunë është gati dhe e mobilizuar.
“Zoti e bekoftë Skënderajn, Zoti e bekoftë LDK-në”, shkroi ai ndër të tjerash”.
Postimi i plotë:
Në degën e shtëpisë sonë politike në Skenderaj!
Po, gati dhe të mobilizuar, ishte epilogu i takimit me strukturat dhe anëtarët e degës tonë për fitoren e LDK-së, e cila përpos që ishte përgjegjëse për bërjen e shtetit, e tillë mbetet edhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij.
Zoti e bekoftë Skenderajn!
Zoti e bekoftë LDK-në!.