Hoti nga Kamenica premton kompenzim të dëmeve që u shkaktuan nga reshjet e fundit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti njoftoi se aot bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kanë vizituar fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.
“Dua të ritheksoj se, është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla”, u shpreh ai në Facebook.
Sipas tij, me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve./Objektiv/
- FIA CONSTRUCTION-

Lajmet e fundit