fbpx

Hoti: Sivjet darkën e Lamës do ta shënojmë në mënyrë simbolike

Kryeministri Avdullah Hoti bëri të ditur se të enjten e ardhshme do të shënohet Festa e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, të cilën ilirët e vjetër, e shënonin përvjet si festë kulturore popullore rreth datës 23 tetor.

Ai deklaroi se sivjet, për shkak të rrethanave specifike të pandemisë COVID-19, kjo festë do ta shënohet në mënyrë simbolike, me një numër të kufizuar të të ftuarve, njofton Klan Kosova.

“Festa e Darkës së Lamës është shumë e vjetër. Autorët antikë e kanë shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës”.

“Njësoj si të parët tanë, dardanët ilirë, edhe ne, në këtë ditë të rëndësishme, do ta falënderojmë Zotin për të mirat që na i ka falur brenda një viti dhe do t’i lutemi Atij që në vitin tjetër, në motin tjetër të na falë, të na dhurojë edhe më shumë të mira”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Po ashtu, kjo ditë na përkujton se duhet t’i përkushtohemi edhe më shumë tokës së Kosovës dhe prodhimeve të shumta që na jep ajo.

Qeveria e Republikës së Kosovës ua ka dyfishuar ndihmat bujqve dhe prodhuesve tanë të tjerë, në mënyrë që sofrat tona t’i shtrojmë me prodhimet tona, me të mirat e tokës sonë.

Sivjet, për shkak të rrethanave specifike të pandemisë COVID 19, këtë festë do ta shënojmë në mënyrë simbolike, me një numër të kufizuar të të ftuarve. Mirëpo, në të ardhmen, këtë festë kulturore të traditës sonë të begatë do ta shënojmë së bashku, dhe me miqtë tanë të shumtë, ashtu siç e shënonim në kohën e Presidentit Rugova, ashtu siç e kanë shënuar të parët tanë!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të mirat e saj!

Lajmet e fundit

Muriqi zhvilloi mbi 30 minuta, kështu u vlerësua

Club Brugge dhe Lazio kanë ndarë pikë në përballjen e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e vlefshme për grupin F, Lazio...

Shënohet rekord i ri i rasteve pozitive me COVID-19, flet drejtoresha e Klinikës Infektive

Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoresha e...

Morata bëhet futbollisti i parë që i anulohen tre gola

Sulmuesi spanjoll i Juventusit, Alvaro Morata shënoi tre gola të pa vlefshëm për Juventusin sonte në përballjen kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së...

Man Utd 5-0 RB Leipzig, notat e lojtarëve

Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Djajtë...

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

10:00-Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e...

Barcelona mposht Juventusin si mysafir

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Barcelona...