Hoti tregon se cilat kategori do të ndihmohen nga fondi për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për Programin e Rimëkëmbjes, ku do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët për shkak që u dëmtuan në vitin 2020 si pasojë e pandemisë.

Hoti ka njoftuar se nga ky program do të përfitojnë, gastronomët, qytetarët që përfitojnë nga skemat sociale, ku sipas këtij programi, do të rriten pensionet dhe do të dyfishohen.

- FIA CONSTRUCTION-

Më poshtë mund t’i lexoni se kush do të përfitoj nga ky fond:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21

Masa e tretë:  2.5  milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri

Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë,  40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCovid

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme

Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë

Masa e 11-të:  Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e 12-të: 21 milionë euro për  ndërmarrjet publike

Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Masa e 14-të: Një million euro për  Ministrin e Zhvillimit Rajonal

Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro  Do t’i dyfishojmë skemat pensionale prej 7 . 5 milionë euro

Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.

Lajmet e fundit