Hoxhaj: PDK do ta rimëkëmbë shtetin

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, ekonomike dhe shëndetësore.

Këto komente kryetari në detyrë i Partisë Demokratike i bëri nga Obiliqi.

- FIA CONSTRUCTION-

“Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun. PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike. PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme”.

Lajmet e fundit