fbpx

I akuzuari për vrasjen në AKI pranon fajësinë për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, por jo për vrasjen e Isa Sejdiut

Gazetar: Valon Rashiti

I akuzuari për vrasjen e Isa Sejdiut brenda Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Valon Iberdemaj ka pranuar dy nga veprat penale për çka ishte i akuzuar nga Prokuroria e Prishtinës dy vite më parë.

Iberdemaj akuzohet se në shtator të vitit 2018, në objektin e AKI-së kishte privuar nga jeta Isa Sejdiun.

Më pas sipas Prokurorisë, ai dyshohet se e kishe rrëmber një punonjëse të AKI-së, të cilën e kishte liruar pasi që kishte arritur te vetura e tij që gjendej në parkingun e AKI-së.

Në seancën e mbyllur për publikun të mbajtur në fund të muajit qershor, Ibërdemaj ka pranuar fajin për dy nga veprat për të cilat ngarkohet.

Në procesverbalin që ka siguruar gazeta Objektiv, Iberdamaj thotë se e pranon fajësinë për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, por jo edhe për vrasje.

“Pas konsultimit të mjaftueshëm me mbrojtësin tim deklarohem fajtorë rrethë pikës dy të diapozitivit  të aktakuzës, e që ka të bëj për veprën penale Rrëmbim dhe zonjës B.. i shprehi keqardhje për gjithçka që ka ndodh”

Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit edhe prokurori i rastit, Ilaz Beqiri i cili tha se janë në fazën e shqyrtimit kryesor të këtij rasti.

“Dy vepra penale i ka pranuar, tash kanë me dëshmua vetëm dëshmitarët që janë për vrasje në këtë rast”, tha Beqiri.

Por, gruaja e të ndjerit Isa Sejdiu, Besa Sejdiu tha për gazetën Objektiv se nëse i akuzuari Valon Iberdemaj ka pasur probleme psiqike, atëherë për këtë duhet të marrë përgjegjësi AKI-ja.

Ajo po ashtu shprehet e zhgënjyer me zvarritjen e këtij rasti nga ana e organeve të drejtësisë.

“Ata po mundohen me thanë kinse nuk ka qenë Valoni në gjendje të mirë shëndetësore e që ka pas probleme psikike, nëse ka pas probleme vërtet atëherë barra bie mbi AKI. Qe dy vjet jemi ende të shokuar, asnjë motiv dhe asnjë shkak nuk e po e dimë pse ”, theksoi Sejdiu.

Në anën tjetër, prokurori i rastit tha se pas ekzaminimit psikiatrik që i është bërë  Iberdemajt, ky i fundit duhet të jetë i përgjegjshëm për veprën që e ka kryer.

‘Valoni nuk u kanë bash mirë, por është i përgjegjshëm. Ju ka bo ekzaminimi psikiatrik ka dalë që i ka disa telashe, por ka qenë penalisht i përgjegjshëm kur e ka kryer veprën penale, potencoi Beqiri.

Edhe avokati i familjes Sejdiu, Skender Musa është i bindur që i akuzuari është fajtor për vrasjen e kolegut të tij të punës brenda objektit të AKI-së.

”Vrasja ka qenë e paramenduar dhe është bërë me vullnet të plotë, ekziston dashja direkte, ekziston motivi i hakmarrjes. Pretendimet e mbrojtës i kuptojmë pasi secili i akuzuar ka dëshirë të përdorë të gjitha gjërat që ka pas telashe shëndetësore, por raporti tregon që ai është i aftë”, theksoi Musa.

Gazeta Objetkiv ka tentuar gjatë ditës të marrë një deklaratë edhe nga avokati i Valon Iberdemajt, Besnik Berisha, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm në telefon.

Ndaj Iberdemajt është ngritur aktakuzë nga Prokuroria për vrasje të rëndë, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, seanca e radhës për këtë rast pritet të mbahet të martën, e ku pritet të dëshmojnë dëshmitarët B.B dhe R.I. /Objektiv/

Lajmet e fundit

Mezani tregon çfarë i duhet ende skuadrës së tij

Gjilani nuk ka arritur më shumë se barazimi 0:0 në derbin e zhvilluar me Ballkanin. Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani për “Art Sport”...

Munishi: Vetëm kështu futbolli ynë shkon përpara

Gjilani dhe Ballkani kanë luajtur baras 0:0 në kuadër të javës së tretë të Superligës. Trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi, është shprehur i...

​3 viktima dhe 148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

148 raste të reja, 3 viktima dhe 65 persona të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore. Numri më...

​Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet ngritje e temperaturave

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë një mot i ndryshueshëm. E hëna fillon mot me diell, por gjatë ditës pritet...

Rumania mban zgjedhjet lokale

Vendvotimet në Rumani janë hapur dhe qytetarët po votojnë për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje po shihen si test për qeverinë e vendit, e cila...

​Zemaj: Situata e menaxhueshme me pandemi nuk guxon të kthehet në pakujdesi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se masat antiCOVID-19 të marra nga Qeveria e Kosovës, pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë...