fbpx

I zbuluan “mesazhet private”, ku përmendet Donaldi dhe i biri, reagon Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani është kthyër në kryefjalën e mediave rozë.

Shkak janë bërë disa biseda, ku sipas komentuesve të ndryshëm, moderatorja i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në “Instagram”.

Në screenshoot-et e postuara, ajo shprehet se personi në fjalë po i prish punë produksionit të “Për’puthen”, duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve.

Mirëpo, duket se Bora nuk e ka pritur këtë situatë të krijuar dhe ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”. Ajo e ka konsideruar të gjithë këtë një manipulim dhe mesazhet false.

“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta, që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë.

E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët, ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurt: Nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”, ka shkruar moderatorja.

Lajmet e fundit

Këto skuadra e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të Ligës së Evropës

Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të pestë në Ligën e Evropës, ku pati shumë befasi dhe ndeshje të forta, pas së cilave disa skuadra...

Goli i javës shënohet nga adoleshenti i Romës (VIDEO)

Roma ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës. Golin e dytë për skuadrën italiane e shënoi...

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti...

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për Radio...

Liga e Evropës: Arsenal fiton bindshëm dhe shkruan historinë – rezultatet

Arsenal ka mposhtur 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa League dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin B. Arsenal ka rihapur dyert për...

Shkurtimi i dënimit për Tasiq, ja çfarë thonë banorët e Krushës që protestuan

Apeli ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores për Darko Tasiq, serbi dënohet me 11 vjet burgim. Nga fshati Krushë e Madhe erdhi tek Pallati i Drejtësisë...