Informacioni i parë: Si do të duket iPhone 13?

Informacioni i parë (jozyrtar) rreth asaj se si mund të duket iPhone i ardhshëm po qarkullon në internet.

Sipas këtyre lajmeve, iPhone 13 do të ruajë të njëjtin dizajn si gjenerata aktuale e 12-të, por do të jetë pak më i trashë.

- FIA CONSTRUCTION-

Besohet se iPhone 13 do të jetë i disponueshëm në katër variante, kështu që mund të pritet që të mbajë të gjitha madhësitë aktuale të ekranit.

Këto ekrane do të jenë identike me modelin iPhone 12, por do të kenë një prerje më të vogël në pjesën e sipërme të ekranit. Gjerësia dhe lartësia e telefonit do të jenë të njëjta si në gjeneratën aktuale, por trashësia e telefonit do të rritet me 0.26 mm.

Kur bëhet fjalë për kamerat, disa ndryshime në modelin e tyre janë të mundshme.

Apple do të mbulojë të tre lentet me kristal safiri, në mënyrë që i gjithë sistemi i kamerës të integrohet vizualisht.

Modulet e harduerit të kamerës në iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Max do të jenë të njëjtë, kështu që të dy modelet pritet të kenë tipare identike.

iPhone 12 Pro Max aktual është i vetmi me një zmadhim optik 2.5X dhe një stabilizim më të mirë optik, kështu që dallon nga modeli iPhone 12 Pro, raporton PhoneArena.

Gjithashtu u njoftua më herët se seria e plotë e telefonave iPhone 13 do të ketë skanues LiDAR, dhe jo vetëm modeli Pro, siç është rasti tani.

Ming-Chi Kuo, një nga analistët dhe “të brendshmit” më të famshëm dhe të saktë të Apple, beson se prodhimi dhe prezantimi i modeleve të këtij viti do të ndjekë praktikën e vendosur, kështu që ne mund të presim që ato të dalin në shitje gjatë shtatorit.

Lajmet e fundit