fbpx

Injeksionet e Botox-it mund të lehtësojnë depresionin, sipas studimit të ri

Botox-si, një ilaç i nxjerrur nga një toksinë bakteriale, shpesh injektohet brenda lëkurës së njeriut për të lehtësuar rrudhat, migrenat, spazmat e muskujve, djersitjen e tepruar, tani është duke u studiuar si një trajtim i mundshëm i depresionit.

Hulumtuesit në Shkollën Skaggs të Farmacisë dhe Universitetin e Shkencave Farmaceutike në San Diego janë duke shqyrtuar efektet e ndryshme të trajtimit me Botox tek më shumë se 40,000 njerëz dhe kanë filluar studimin klinik të injektimit të Botox-it në ballë si ilaç për trajtimin e depresionit.

Në studimin e publikuar sot në gazetën “Scientifiic Reports”, hulumtuesit kanë zbuluar që njerëzit që janë trajtuar me injektime Botox-i– në gjashtë zona të ndryshme, jo vetëm në ballë – kanë raportuar nivele shumë më të ulëta të depresionit në krahasim me pacientët e tjerë që janë trajtuar në forma tjera për gjendjet e njëjta.

“Për vite, mjekët kanë vëzhguar mënyrën se si Botox-i i injektuar për arsye kozmetike ka lehtësuar depresionin tek pacientët e tyre, tha Ruben Abagyan, një profesor Ph.D. i farmacisë. “Është menduar se lehtësimi i vijave të rënda të krijuara nga mbledhja e vetullave në zonën e ballit  pengon një mori reagimesh që riforcojnë emocionet negative. Por kemi zbuluar që mekanizmi mund të jetë më kompleks, sepse nuk ka rëndësi se ku injektohet Botox-i.”

Abagyan ishte në krye të studimit bashkë me Tigran Makunts, PharmaD, që ishte një studnet i farmacisë gjatë asaj kohe dhe tani është një hulumtues për FDA dhe Marc Axel Wollmer, MD, një psikiatër dhe hulumtues në Gjermani, që ka kryer edhe studime të tjera mbi lidhjen e Botox-it dhe lehtësimit të depresionit.

Ky ekip u fokusua në 40,000 raporte të një databaze të FDA nga njerëz që po përjetonin përmirësime të depresionit pas trajtimit me Botox, në krahasim me një grup kontrolli. Raportet përmbanin trajtime me Botox për tetë arsye të ndryshme dhe në tetë zona të ndryshme injektimi, duke përfshirë edhe ballin, qafën, gjymtyrët dhe fshikëzën. Pastaj ekipi aplikoi një algoritëm matematikor për të vlerësuar diferencat statistike mes personave të trajtuar me Botox dhe pacientëve që janë trajtuar në forma tjera për të njëjtat gjendje.

Ata zbuluan që depersioni është raportuar 40 deri 88% më rrallë nga personat e trajtuar me Botox për 6 nga 8 gjendjet dhe zonat e injektimit.

“Ky zbulim është shumë entuziazmues sepse mbështet një formë të re të trajtimit për të ndikuar në gjendjen emocionale dhe për të luftuar depresionin, njërën ndër sëmundjet mv të zakonshme dhe të rrezikshme mendore – dhe bazohet në një trup shumë të madh të të dhënave statistike, e jo në vëzhgime të një shkalle të limituar,” tha Makunts.

Për t’u siguruar që ky zbulim vërtetë mund të jetë një formë e re trajtimi për depresionin, hulumtuesit janë duke kryer një studim klinik, gjatë të cilit do e testojnë direkt Botox-in si trajtim për njerëzit me depresion. Pasi që ky studim është duke testuar vetëm ndikimin e injektimit të Botox-it në ballë tek njerëzit me depresion, Abagyan thotë që nevojiten edhe studime të tjera klinike për të zbuluar se cila është zona më e mirë e injektimit dhe cila është doza që duhet të administrohet tek pacientët.

Po ashtu, nevojitën më shumë studime për të determinuar mekanizmin përmes së cilit Botox-i vepron si një antidepresant, tha Abagyan. Ai dhe ekipi i tij kanë ngritur disa hipoteza që ja vlejnë të eksplorohen: Botox-i mund të transportohet në regjionet e sistemit qëndror nervor që janë të përfshira në gjendjen emocionale dhe emocionet e njeriut apoBotox-i, pasi përdoret për të trajtuar një gjendje kronike që mund të kontribuojë në depresionin e njeriut, me sukses trajton problemin e parë, duke lehtësuar edhe problemin e depresionit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson që rreth 264 milion njerëz në botë vuajnë nga depresioni. /Objektiv/

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...