fbpx

Istogu në rrethin e tretë të Kupës Evropiane

Klubi i Hendbollit në konkurrencën e femrave, Istogu ka kaluar në rrethn e tretë të Kupës Evropiane.

Istogu në rrethin e dytë e ka kaluar Vushtrrinë me dy fitore bindëse.

Ishte hera e parë që dy skuadra kosovare u takuan në kuadër të garave evropiane.

Për Istogun të shtunën mbrëma kishte festë të dyfishtë. Pos që kaloi në rrethin e tretë, KHF Istogu për herë të parë luajti në palestrën në Istog. Me ndeshjen e së shtunës ndaj Vushtrrisë është përuruar palestra në Istog që do t’i japë hov zhvillimit të hendbollit në këtë komunë.

Istogu e fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat bindës, 31:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13. Ndërkohë ndeshjen e parë të luajtur para një jave në Samadrexhë, Istogu e kishte fituar me rezultat 26:21. Me dy fitore të thella KHF Istogu kalon në raundin e tretë ku do të garojë edhe kampioni i Kosovës, Ferizaj.

Ferizaj garimin e nis prej raundit të tretë. Për herë të parë do t’i kemi dy skuadra në raundin e tretë.

Ndeshjen në Istog e kanë dominuar vendaset që herët nisën shkëputje në rezultat. Epërsia e istogaseve ishte bindëse gjatë tërë ndeshjes, ndërsa rastin e fituan të gjitha lojtaret.

Istogu – Vushtrria 31:24 (17:13)

Istogu: Muratoviq 10, Rugova 9, Venetski 4, Ujkiq 3,Hetemi 2, Fejzaj 1, Shatri 1, Berisha 1, Ferataj, Rexhaj, Halitaj, Milatoviq, Ahmetxhekaj, Shehdadi

Vushtrria: Rama 9, Zymberi 5, Kasumi 4, Sopjani 3, Tahiri 2, Matarova 1, Paci, Avdiu, Preniqi, R. Gubetini, Terstena, Kelmendi, B. Gubetini, Rrustemi

Lajmet e fundit

Batatina: Nuza referoi me tendenca ndaj Llapit

Feronikeli ka fituar ndeshjen derbi kundër Llapit në shtëpi në kuadër të Superligës së Kosovës. Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina  për mikrofonin e...

52,000 raste ditore me Covid-19, Franca pritet të vendosë masa të reja shtrënguese

Franca është duke mbledhur këshillin e mbrojtjes këtë javë për të vendosur masat e reja shtrënguese anti-Covid. Kjo lëvizje e qeverisë vjen e ndikuar...

​Vdekshmëria nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore rritet me 71.4 për qind

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se vdekshmëria nga sëmundja infektuese në Maqedoninë Veriore ka shënuar një rritje prej 71.4 për qind. Sipas raportit të...

Feronikeli mposht Llapin, Drita vazhdon me fitore

Feronikeli ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës. Golin e fitores për vendësit e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha...

Cilat interesa franceze mund të rrezikohen nga bojkoti i vendeve myslimane?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë blerjen e mallrave franceze, duke iu bashkuar thirrjeve në të gjithë botën myslimane...

​Vjedhja e dy milionë eurove, një muaj paraburgim për Kadri Shalën

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës një muaj paraburgim...