fbpx

Jeni me dietë? Mësoni çfarë i ndodh organeve tuaja gjatë kësaj periudhe

Mjekët urologë kanë shprehur shqetësimin se njerëzit që i nënshtrohen regjimeve kufizuese ushqimore harrojnë rëndësinë e veshkave dhe ndikimin e dietës në to

Ata shpjegojnë se kur njerëzit mbajnë një dietë të caktuar, harrojnë rëndësinë e ujit jo vetëm në humbjen nga pesha por edhe në shëndet.

Kur organizmi përballet me kufizime ushqimore, në të vërehen nivele të larta të kripës dhe të ulëta të ujit. Një shembull vërehet tek njerëzit që i përmbahen regjimeve ushqimore që nuk lejojnë bukën ndërkohë që mishi mund të hahet pa problem.

Në të tilla raste, nivelet e kripës në trup janë shumë të larta dhe mungesa e ujit mund të shkaktojë gurë në veshka.

Trupi dërgon sinjale kur ka nevojë për ujë

Trupi kur ka etje dërgon sinjale shumë të qarta. Në tru, gjendet një zonë e cila është përgjegjëse për etjen.

Uji mund të shuajë etjen në punë sekondash edhe pse i duhen shumë minuta që të hidratojë të gjithë trupin. Shpesh, etja mund të ngatërrohet me ndjesinë e urisë. Një njeri që është në dietë rrjedhimisht mund të mos jetë i qartë për nevojat e trupit dhe duke qenë se nuk duhet të hajë, kështu që nuk pi ujë as për të shuar etjen as që të hidratohet.

Ky problem vërehet edhe tek njerëzit që nuk janë në dietë. Ata mund të mendojnë se janë të uritur dhe ta teprojnë me të ngrënin kur në të vërtetë trupi ka nevojë vetëm për ujë.

Njerëzit që pinë ujë rregullisht kanë tendencën të konsumojnë më pak sheqerna, kripë dhe yndyrë se ata që e neglizhojnë rëndësinë e tij. Për rrjedhojë, ekspertët japin këtë këshillë: nëse ju duket sikur keni uri, pini pak ujë, prisni 15 minuta dhe më pas shikoni reagimin e trupit tuaj.

Nëse jeni të uritur do të keni gurgullimën në stomak, ndërsa nëse keni pasur etje do të ndiheni mirë dhe të ngopur. Ujin mund ta pasuroni me pak lëng limoni, i cili ndihmon në parandalimin e gurëve në veshka.

Lajmet e fundit

Këto skuadra e kanë siguruar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të Ligës së Evropës

Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të pestë në Ligën e Evropës, ku pati shumë befasi dhe ndeshje të forta, pas së cilave disa skuadra...

Goli i javës shënohet nga adoleshenti i Romës (VIDEO)

Roma ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës. Golin e dytë për skuadrën italiane e shënoi...

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti...

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë për Radio...

Liga e Evropës: Arsenal fiton bindshëm dhe shkruan historinë – rezultatet

Arsenal ka mposhtur 4-1 Rapidin e Vjenës në Europa League dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në Grupin B. Arsenal ka rihapur dyert për...

Shkurtimi i dënimit për Tasiq, ja çfarë thonë banorët e Krushës që protestuan

Apeli ka ndryshuar aktgjykimin e Themelores për Darko Tasiq, serbi dënohet me 11 vjet burgim. Nga fshati Krushë e Madhe erdhi tek Pallati i Drejtësisë...