fbpx

Katër të vdekur dhe 120 raste të reja me CoVID-19 në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e koronavirusit.

Personat e vdekur janë një 58-vjeçare nga Kurbini, një 71-vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61-vjeçar nga Durrësi dhe një 67-vjeçar nga FieriNë 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri ka pasur 41709 testime për COVID-19, prej tyre, 5396 raste pozitive, 2961 janë shëruar dhe 2274 janë raste ende aktive.

Lajmet e fundit

Tre gjigantë evropianë tentojnë ta bindin Aubameyangun

Arsenali është nën presion për të siguruar një marrëveshje të re të përmirësuar për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa interesi për shërbimet e tij vazhdon...

Kuvendi miratoi ligjin për luftimin e Koronavirusit

Kuvendi i Kosovës, e miratoi sot edhe në lexim të dytë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ligji mori mbështetjen e 77 deputetëve,...

Pas shuarjes së ministrisë, Qeveria inicioi themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian

Qeveria e Kosovës miratoi sot koncept dokumentin për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian Sipas njoftimit të Qeverisë, kjo agjenci do të funksionoj në kuadër...

Cambiasso: Shitja e Ronaldos do të ishte dorëzim nga ana e Juventusit

Ish-kapiteni i Interit, Esteban Cambiasso ka thënë se Juventusi nuk duhet ta konsiderojë largimin e Cristiano Ronaldos këtë verë. Ka pretendime këtë javë se Juventusi...

Komunat duhet t`i plotësojnë këto kritere për të përfituar fonde deri në 50 mijë euro

Qeveria e Kosovës miratoi sot vendimin lidhur me kriteret që duhet t`i plotësojnë komunat për të përfituar financim të projekteve nga programi komunal për...

Ende nuk dihet se kur mund të fillojë ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ngritur edhe disa pyetje për stadiumin...