Kendall Jenner mahnit me pozat e reja nga koleksioni më ri i ‘Versace’

Kendall Jenner, modelja e njohur tashmë është duke bërë punë të madhe në fushën e modelingut.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians derisa qëndron si ndër më të paguarat, po bëhet edhe pjesë e brendeve të njohura, shkruan Daily Mail.

- FIA CONSTRUCTION-

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa poza të reja me të cilat mahniti fansat.

25-vjeçarja ka theksuar tiparet e formësuara trupore, përmes veshjes unike që mbante veshur.

Ajo tregoi çantën prej lëkure elegant jargavan, e cila përmbante një rrip portokalli dhe një portofol lëkure .

Edhe kreatorja, Donatella Versace postoi imazhin në Instagram, duke shkruar: ‘Kendall duket absolutisht e pabesueshme me çantën time të re La Medusa’.

Vlen të përmendet se dje (e shtunë), fotosesion i ngjashëm erdhi edhe nga bukuroshja bionde, Hailey Bieber.

Lajmet e fundit