fbpx

Prej 30 korrikut, qytetarët që vizitojnë Shqipërinë izolohen 7 ditë

Qeveria e Kosovës pritet të vendos masa të reja kufizuese kundër përhapjes së Koronavirusit.

Propozim-vendimet të cilat mund t’i shihni më poshtë, pritet të zbatohen nga data 30 e këtij muaji dhe përfshijnë edhe masën e izolimit 7 ditorë për qytetarët që kthehen nga Shqipëria, sidomos tash kur ka një fluks të pushuesve nga Kosova për në bregdetin shqiptar.

– Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.

– Gjithashtu nga kjo datë të gjithë shtetasit kosovarë (qytetarët me leje qëndrim dhe ata me leje të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në SARS-COV2, në të kundërtën obligohen të vetëizolohen për 7 ditë.

– Të gjithë personat që do të vetëizolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës.

-Të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Bosnjes e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë përmes testit që janë të shëndoshë nga COVID-19.

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...