fbpx

Kontrollet prej moshës 40 vjeçare ulin vdekshmërinë nga kanceri i gjirit

Sipas një studimi të ri të kryer në Universitetin Queen Mary të Londrës, nëse femrat fillojnë të kontrollohen për kancer të gjirit që nga mosha 40-49 vjeçe atëherë do të ulej vdekshmëria nga kjo sëmundje dhe do ketë rritje minimale të mbidiagnozave.

Për këtë studim u analizuan të dhëna nga 160,000 gra. Shumë shtete kanë një program për kontrolla të gjirit që u ofron grave nga mosha 50 deri 70 vjeçe, për çdo tri vite. Por, akoma ekzistojnë dyshime mbi kur duhet të fillohen këto kontrolla, që të shpëtohen sa më shumë jetë.

Në këtë analizë të re, të publikuar në “The Lancet Oncology”, gjatë së cilës u analizuan rezultatet e një studimi të kryer para 23 vitesh, u zbulua që kontrollimi i grave për kancer në gji gjatë moshave 40-49 vjeçe rezulton në një ulje prej 25% në mortalitetin nga kjo sëmundje në 10 vitet e para. Përmes këtyre kontrollave më të hershme, u shpëtuan 11.5 vite jetë për 1000 gra.

Rezultatet po ashtu sugjerojnë që kontrollat gjatë këtyre viteve nuk shpien në mbidiagnoza.

Hulumtuesi kryesor në këtë studim, Profesori Stephen Duffy, tha: “Kjo analizë konfirmon që kontrollat e gjirit tek femrat nën moshën 50 vjeçe mund të shpëtojnë jetë. Dobia shihet më së shumti në 10 vitet e para, por ulja në mortalitet është afatgjate me një jetë duke u shpëtuar për 1000 gra të kontrolluara. Tani që këto kontrolla kryhen me pajisje më të mira sesa në vitet 1990-ta, dobitë mund të jenë edhe më të shumta.” /Objektiv/

Lajmet e fundit

Vdes një qytetar brenda objektit të komunës së Prishtinës

Në mëngjesin e sotëm një qytetar ka vdekur tek sportelet e Komunës së Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së...

Hoti thotë se kanë arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, bëhet thirrje që të mos protestohet

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me prodhuesit e qumështit ka thënë se kanë arritur një listë dakordimesh lidhur me kërkesat e tyre. Ai ka thënë...

Hoti takon përfaqësuesit  e “Ibër – Lepenc” dhe KRU “Prishtina”, bisedojnë për sfidat e këtyre ndërmarrjeve

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot përfaqësuesit e...

Dallku kujtohen kohën kur luante kunder Willian

Ish-futbollisti i njohur, Armend Dallku, duke analizuar prag-ndeshjen ndermjet Liverpoolit dhe Arsenalit gjatë emisionit “Koha Shtese” në “Super Sport Kosova” është ndalur të flasë...

Vazhdon kontrabanda në kufi me Kamenicën, konfiskohet mish, pije energjike e duhan

Në Rogoqicë të Kamenicës mesnatën e së hënës po bëhej kontrabandë me mallra. Policia gjatë kontrollit në një veturë  ka konstatuar se automjeti ishte...

Dorëzohet deputeti Etem Arifi

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë. Siç ka mësuar KOHA, Arifi tani është duke u transferuar...