fbpx

Koronavirusi maskon veten për t’u fshehur brenda qelizave tona dhe për t’u replikuar

Koronavirusi SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen CoViD-19 maskon veten që të fshihet brenda qelizave tona pa u detektuar nga sistemi imunitar në mënyrë që të replikohet, ka zbuluar një studim i ri.

Për këtë studim të publikuar në gazetën shkencore “Nature Communications”, shkencëtarët ekzaminuan strukturën 3D të një proteine të quajtur nsp16 që koronavirusi krijon.

Studiuesit panë në nivel atomik se si koronavirusi përdor këtë proteinë për të ndryshuar mënyrën se si komunikon materiali i tij gjenetik, në mënyrë që ta mbrojtur nga bartësi gjersa provon të futet brenda qelizës njerëzore. Ndryshimi po ashtu e lejon që të imitojë materialin gjenetik të qelizës në të cilën është duke u futur, që bartësi të mos mund ta dallojë nga qeliza e vet.

“Virusi shfrytëzon këtë rrugë që të fshihet brenda qelizës dhe të replikohet brenda trupit,” tha Yogesh Gupta, profesor asistent i biokimisë dhe biologjisë strukturore në Universitetin e Qendrës të Shëndetësisë në Teksas.

Gupta tha që ekipi i tij ishin të motivuar për të kuptuar se çka e bënë këtë virus kaq vdekjeprurës dhe të ndryshëm nga anëtarët e tjerë të familjes së tij, në shpresë se do të ndihmojnë me zhvillimin e trajtimeve të reja.

“Puna jonë jo vetëm që zgjeron njohuritë tona bazike mbi njërën ndër rrugët kryesore të biologjisë së SARS-CoV-2, por po ashtu na ofron një bazë solide për të zhvilluar antiviralë të rinj kundër CoViD-19 dhe sëmundje të tjera koronavirale që mund të zhvillohen në të ardhmen,” tha ai.

Megjithatë, Gupta tha që qelizat njerëzore përmbajnë proteina që bëjnë gjëra të ngjashme. Andaj nevojiten më shumë hulumtime para se të mund të zhvillohen ilaçe që nuk janë të dëmshme.

Një autor tjetër i këtij studimi, Dr. Robert Hromas, profesor dhe dekan në Shkollën e Mjekësisë Long, tha në një deklaratë: “Puna e Yogesh zbuloi strukturën 3D të një enzimi kryesor të virusit prapa CoViD-19, që shfrytëzohet për replikimin e tij dhe ka gjetur një rrugë që mund të shfrytëzohet për të targetuar këtë enzim. Ky është një avancim fundamental në njohuritë tona mbi virusin.” /Objektiv/

BURIMINewsweek

Lajmet e fundit

OBSH-ja deklaron që ushqimet janë të sigurta nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot ka deklaruar që njerëzit nuk duhet të frikësohen nga infektimi me SARS-CoV-2 nga ushqimi, pasi që hulumtuesit kinezë...

Lushtaku i Drenicës ende nuk e di të ardhmen e tij

Shkëlzen Lushtaku ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Drenica në edicionin e kaluar. Futbollisti nga Skenderaj ka qenë shumë i rëndësishëm madje një...

Arrestohet një shtetas shqiptar duke kontrabanduar 34 sirianë drejt Kosovës

Policia e Shqipërisë arrestoi sot në Elbasan një 40-vjeçar banues në Tiranë, të dyshuar për trafikim me njerëz për në Kosovë, si vend tranzit...

IHMK: Mot i nxehtë, por i paqëndrueshëm në dy ditët vijuese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë por i paqëndrueshëm. Sipas parashikimit meteorologjik, do...

Latifaj rinovon me Flamurtarin dhe hap një dritare të re në futbollin kosovar për karrierën e tij

Flamurtari ka nisur prej kohësh të konsolidojë radhët për edicionin e ri, derisa njëri ndër prioritetet kryesore për ekipin kryeqytetas ishte rinovimi me futbollistin...

Pritet lisi shumëvjeçar, simbol i qendrës së Lipjanit

Një qytetare e Komunës së Lipjanit ka denoncuar prerjen e lisit shumëvjeçar të njohur si “Shelnja Vajtuese”, simbol i qendrës së Lipjanit. Përmes një postimi...